Rusia përjeton pikun e valës së tretë, qindra të vdekur dhe pacientët në korridore

22 Qershor 2021, 21:20Bota TEMA

Ndërkohë që në vendet perëndimore, situata e pandemisë duket në regres të dukshëm, në Rusi gjendja duket e rikthyer në momentet më të vështira. Aty janë regjistruar 546 viktima në 24 orët e fundit, në rritje të dukshme nga 440 të ditës së mëparshme.

Ky është numri më i lartë nga 11 shkurti, ndërkohë që të infektuarit janë më shumë se 16 mijë, pothuajse gjysma e tyre vetëm në Moskë.

Rusia krijoi vaksinën Sputnik, por vetëm një pjesë e vogël e popullsisë ka pranuar të vaksinohet. Bëhet fjalë për rreth 19.5 milionë persona, në një popullsi totale që kalon 146 milionë. Ndërkohë, sondazhet thonë se rreth 60% i rusëve nuk ka asnjë dëshirë për t’u vaksinuar edhe në të ardhmen.

Situata në spitalet e qyteteve duket serioze, dhe pamje të shumta tregojnë pacientët dhe lihen përtokë në korridore, sepse krevatet janë të zëna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje