Euro 2020 është më i ndezur se kurrë. Një garë e fortë në fushën e lojës mes skuadrave, por dhe në ekranet televizive shqiptare, ku “lufta” për audiencë nuk njeh kompromis. Të gjithë kanë të drejtën të diskutojnë, të debatojnë dhe të analizojnë me pamjet nga sfidat, ndonëse ekskluzivitetin e tyre e kanë dy prej tyre dhe njëri, mbi të gjitha pa pagesë, është RTSH.
Me shume sfida emocionuese publiku është fokusuar tek ajo që servirin televizionet, me emisionet e tyre rreth ngjarjeve të ditës në evenimentin më të rëndësishëm në rang përfaqësuesesh në kontinentin e vjetër.
Sigurisht që ka dhe një vend të parë përsa i përket shikueshmërisë. Sipas një studimi të fundit të bërë nga Telemetrix, një nga kompanitë që matin audiencën, ka evidentuar “Euro Magjia” si emisionin që ka shikueshmërinë më të madhe.
Një emision me autor Pano Xhixhon, moderuar nga Hygerta Sako, me një panel me emrat më të njohur. Nuk mungon analiza e detajuar e ndeshjeve nga një emër i madh i futbollit shqiptar, si Shkëlqim Muça.
Ka seriozitet në analizë, por ka edhe humore, këtë e bëjnë të mundur Florian Binaj bashkë me “Ngop Media”. Një talk-show, që ka arritur të gërshetojë të gjitha detajet, për të fituar vëmendjen e publikut.
Të ftuar special në studio, por dhe lidhje direkte në terren, mundësuar nga gazetarët e RTSH Sport, konkretisht nga Sabina Mete, duke i dhënë një emocion ndryshe një emisioni që i kushtohet sportit, më konkretisht Euro 2020.
Konkretisht duke parë matjet e bëra nga kompania që merret me audiencën, ditën e dielë të datës 13 qershor pas ndeshjes Holandë -Ukrainë, “rating” për emisionin në RTSH është 4.8 ndërkohë që për TV Top Channel është 1.2. Ditë e nxehtë ishte edhe pas supersfidës Francë – Gjermani. Menjëherë pas ndeshjes, Euro Magjia ka shikueshmërinë 8.8 ndërkohë që Tv Klan 1.7 dhe Top Channel 0.5. (Rtsh.al)
merr odiencen ? lol//lolollllllllllll
–
e po qoka dit prej verteti humor sot…
Emisioni eshte i mire. Ne pergjithesi ka kohe qe RTSH eshte ngritur shume, por sa here ngrihet publiku direkt behet ndonje veprim per ta demtuar. Bravo KM. RAMA qe vure ne krye te keshillit drejtues nje reformator 78 vjecar qe me siguri ka edhe energjite edhe njohurite per ta cuar para RTSH. Se te ben per te qeshur ty nuk do te thote qe eshte i afte per pune. Ne RTSH sillet si drejtor i pergjithshem dhe i fut hundet ku nuk i takon ligjerisht.
topi paska ra me ftyr. Klani shume i forte. ne orarin e FiksFare/Stop, Klani e thyka ne mes Topin. RTSH mire mbas ores 21.