Veto bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, Komisioneri i BE për Zgjerimin: Negociatat prioritet kryesor gjatë presidencës sllovene

23 Qershor 2021, 12:25Politika TEMA

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi reagoi pas bllokimit të Bullgarisë në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme të BE, që u bë shkas për të mos u caktuar data e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Varhelyi e bëri të qartë se puna do të vijojë me intensitet në Presidencën sllovene të BE e cila nis në korrik, për t`i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje, teksa thekson se ajo do të ketë prioritet kryesor.

“Kur flitet për Shqipërinë & Maqedoninë e Veriut, shumë është bërë gjatë muajve të fundit e është arritur një progress i dukshëm. Jemi në hapat e fundit dhe do të vazhdojmë të punojmë me Presidencën sllovene të BE për ta përmbyllur këtë çështje: ne duhet të hapim Konferencat e I-rë Ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut dhe kjo duhet të ketë prioritet”, ka shkruar ai.

Problemet mes Sofjes dhe Shkupit u bënë sërish pengesë për një vendimmarrje në favor të organizimit të kësaj konference, që do të shënonte dhe nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim për të dy vendet. Gjithçka të të spostohet tanimë në shtator, kur presidencën e radhës do ta ketë Sllovenia. Për Shqipërinë, pati konsensus të pranuar nga të gjithë shtetet, për t’i ndezur dritën jeshile përparimit të mëtejshëm të vendit në rrugën e integrimit. Së fundmi dhe Holanda një ndër vendet më skeptike, ra dakord me vlerësimin e Komisionit europian për ecurinë pozitive të Shqipërisë.

5 komente në “Veto bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, Komisioneri i BE për Zgjerimin: Negociatat prioritet kryesor gjatë presidencës sllovene”

  1. Sqepari says:

    Mire beni qe e thoni,duhet justifikuar rroga e majme!

  2. Shqiptari says:

    Tallni bythen me ne , keni te drejt se kemi politikan lepisa bythe qe kan abuzuar keq me pushtetin dhe i ruhen te huajve si djalli temjanit dhe shkojn rrin si bythqira atje ne samit , se nje politikan i ndershem ja çjerr lekuren e surratit homoseksualve te europes i degjeneron fare , kta jan pa dinjitet vk, ky esht fati shqiptarve qe kan 40 vjet qe therrasin e dum shqipnin kurv si europa .

  3. Yyyyyypppppp Xhixhi says:

    Ik mor te qifsha robt ty dhe BE- se tende, konglomerat kurvash politike.

  4. Undefined says:

    Ik ore klloun na u hiq qafe ti dhe ajo BE jote qe e keni kthyer ne “hale” sllavo-jevgjitesh…..

  5. Aliu says:

    Legena. Ne 6 mujorin e dyte te ketij viti do thoni ka zgjedhje Franca, ne 6 mujorin e pare 2022 do thoni ka zgjedhje Gjermania, Spanja, pastaj Letonia etj etj. Mashtruesa te lindur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje