Ish-këshilltari i Lulzim Bashës, gjenereali Piro Ahmetaj, ndërsa ka postuar fotot e Ambasadës amerikanë në Tiranë të vizitës s ëish-sekretarit Bejker 30 vite më parë, thumbon Sali Berishën, që ka nisur sulmet ndaj SHBA.
“Me mirënjohje Amerikës si dhe shpresëplotë se edhe ne, Shqipëria, do t’ja dalim për të kthyer besimin te demokracia funksionale si te Amerika dhe gjithë BE!
Vetëm falë SHBA, po u vjen fundi politikanëve zullumqarë si dhe gardës se sekserëve që 30 vjet radhazi, mbasi vjedhin votën, pushtojnë Partitë, emerojnë deputët, ministrat, gjyqtarët, prekurorët, doganierët, u grabisin pronat shqiptarëve, kanë përdhosur emrin e Shqipërisë; kanë vrarë besimin dhe shpresën për të ardhmen e Shqipërisë demokratike si SHBA dhe gjithë BE!
Mbështetja nga SHBA e interesave shqiptare në 109 vitet që shkuan & për 100 që vijnë mbetet përtej çdo emri, fotografie, çeku të bardhë, të kuq apo blu qoftë!
Për gardën e të marrosurve sa anti-SHBA, aq edhe anti- Shqipëri: “fali o zot se nuk dinë çfar bëjnë”!
Mirënjohje SHBA dhe 10 ambasadorëve në 30 vjet, Sh.T Donald Lu Sh.S Yuri Kim, etj! Zoti e bekoftë partneriterin strategjik”, shkruan Ahmetaj.
Ky “gjenerali” me duket se deri kolonel ka arritur.