Pazaret e Metës për të blerë zgjedhjet: Kastriot Ismailaj, prova që çon në burg presidentin

24 Qershor 2021, 14:58Politika TEMA

Ish-kreu i Kuvendit, ish-Kryeministri, ish-Ministri i Jashtëm dhe Presidenti aktual Ilir Meta, mund të rrëzikojë burgun, nëse flet Kastriot Ismailaj, biznesmeni i dënuar për mashtrim.

Fijet që e lidhin Metën me Ismailajn, kanë dalë në dritë nga një përgjim i kryer nga Prokuroria për Krime të Rënda që në vitin 2008.

Sipas dosjes 978, dy ditë përpara se të mbaheshin zgjedhjet vendore të vitit 2009, biznesmeni Kastriot Ismailaj, ishte kontaktuar me anë të një mesazhi telefonik nga Ilir Meta, i cili i kërkonte 200 mijë euro.

Kjo SMS ka rënë në duart e Prokurorisë, në kohën kur Kastriot Ismailaj ishte vënë në përgjim në vitin 2008.

Sipas procesverbalit, të Departamentit të Hetimit të Krimeve në Policinë e Shtetit, që mban datën, 28.06.2009, rezulton se me datë 22.06. 2009, dy ditë para se të mbaheshin zgjedhjet vendore, Kastriot Ismailaj, ishte kontaktuar nga Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar 200 mijë me patjetër.

SMS rezulton të jetë dërguar  me datë 22 qershor 2009 në orën 17:27.  “Nesër në darkë (më 23 qershor), duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”, thuhej në SMS.

Ky përgjim ka qenë i dokumentuar në dosjen “978”, e cila është pushuar, dhe të gjitha përgjimet e transkiptuara dhe disqet janë asgjësuar me një vendim gjykate në dhjetor 2010.

Kjo dosje është pushuar menjëherë pas ardhjes në pushtet të Ilir Metës, në kohën që bëri aleancë me Partinë Demokratike, nga prokurori i Krimeve të Rënda, tashmë i shkarkuar Gentjan Osmani.

Dhe kur është rihapur dosja në vitin 2015, kur  provat më nuk ekzistonin.

Megjithëse përgjimet janë të vërteta, nuk mund të përdoren më si provë, pasi janë asgjësuar.

Por, prova më e madhe Kastriot Ismailaj, është gjallë dhe mund të dëshmojë, nëse drejtësia do që të zbardhë të vërtetën.

Meta tradhtoi Ismailajn?

E njëjta çështje u rihap në vitin 2015,  ku Ismailaj synonte të merrte ne arbitrazh 130 milionë euro nga shteti shqiptar.

Por këtë radhë ai dyshohet se u la në baltë nga Meta, i cili nuk e mbështeti dhe jo vetëm që nuk mori fajësinë, por iu sekuestruar e gjithë pasuria.

Në vitin 2017, Gjykata e Rrethit në Tiranë dha  vendimin përfundimtar për Kastriot Ismailajn, ish-administratorin e kompanisë DIA, të ngarkuar për mbledhjen e borxheve të CEZ, nën akuzë për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Gjykata urdhëroi që shumat financiare prej afro 5 milion euro të sekuestruara në llogaritë bankare të Ismailajt, të konfiskohen dhe t’i kalojnë në administrim buxhetit të shtetit.(cna)

12 komente në “Pazaret e Metës për të blerë zgjedhjet: Kastriot Ismailaj, prova që çon në burg presidentin”

  1. FAKTI says:

    Kastriot Ismahilaj vazhdon te jete konçesionari i zinkut, floririt dhe diamanteve ne Kongo qe perfaqeson Ilir Meten nga Çepani. Kete lajm e ka shkruar media zvicerane para tre vjetesh. Keshtu qe Ilir Meta eshte i lidhur me fije nga brenda me Kastriot Ismahilaj, por mua me çudit qe thoni qe keto s’jane proba! Mos valle don prokuroria qe tu a jape provat Ilir Meta? Po shkenca e zbulimit te krimeve perdor induksione dhe deuksione qe te çoje ne fole: Lalez

    1. Kalec dega says:

      Provat cohini ne prokurori dhe jo ne Zeri i Popullit.

    2. Llaf nga brenda says:

      100 % e vertet ky fakt.

  2. Sqepari says:

    Hajduti i bicikletave u ha kaken ketyre, Meta-Ismaili, per zotesi te shfaqur ne artin e grabitjes!

  3. Eleni Dushi says:

    Pordhë me rigon!
    Kush do i dënojë këta, gjykatat tona ?! ?!
    Hahahahahaaaaa….
    Gjykata kushtetuese i drejtohet komisionit të Venecias…
    Hapu dhè dhe përpiji të gjithë llapaqenët !
    Të dhjefsha gjykatat!

  4. Vini says:

    Kan qen 200 mij lek se kishte ngel pa lek jo euro ahaha

  5. magi says:

    Dhe me kete sms per “200 mije”, qe thoni se jani euro, por pse jo dhe lek apo lira turke, gazetaria po i pergatit gjyqin Metes… Thashetheme pazari per te shtyre kefen e rradhes.

  6. jJemi te pashprese. Fakti qe Gjykata Kushtetuese ja la ne preher Venecjas ceshtjen e 30 Qershorit, do te thote qe aty nuk kane buthe te japin drejtesi. Like Floriri i ka mare te gjitha masat, i k azene te gjithe shqigjet per te dale i lare nga llumi ku eshte futur. Shpresa e vetme eshte Amerika, nuk ka tjeter . Eshte naivitet te mendosh se Likja dhe Mona kane si pasuri te themelte vilen te Gjiri i Laezit. Jo mor zoterinj, jo. Pasuria e tyrre eshte e shume fishte e qidra fishte. Nuk ka burre nene qe i zbulon prfonat apo leket e tyre. Nuk e di, por them qe shpresa e fundit per te groposur Ilir Meten eshte SHBA. aI DUHET TE SHKOJE ATY KU E KA VENDIN, NE BURG DHE T’I SEKUESTROHET PASURIA DERI NE QINDARKEN E FUNDIT.

  7. horr plak says:

    Nuk besoj te ndodhe gje. Ja doli ky lajmi, po kastriot ismailajn kemi 13 vjet qe e dijm kush eshte. A i ka ndodh gje ilir kryelopes? Asigjo. Po saliut vrasesit plak! Asigjoimut!

  8. Arben says:

    Nese shqiperia do behet ndonjehere shtet me drejtesi, gjyqtaret kunder korrupsionit dhe krimet e renda dhe gjytaret e ceshtjeve administrative duhet te jene Europiano perendimor, nuk besoj se behen shume. Atehere do shikoni shtet ne kete vend perndryshe vetem zvarritje do kete, e paknaqesi, e nuk eshte çudi qe nje dite te kthehemi ne diktature ose shperberje. Jane krijuar klane mjaft te fuqishme ne vend, kam frike se edhe keto gjyqrare e prokurore qe kane kaluar vetingun pavaresisht se te ndershem dashje pa dashje sistemi i ketyre viteve tranzicion i ka perfshire, dhe nuk eshte çudi se edhe ngs ketonmund te kete te santazhueshem nga klanet oligarkike. Por une do ti besoj shime kesaj drejtesie qe po krijohet,me ndihmen e aleateve qe na kane dsshur te miren historikisht.

  9. Pim pum pam says:

    Drejtesia e re do behet dhe do ta gezoje shqiperia, se nuk hedh kot lek USAaaa joooo!! I ka bo planet qe ne 91 per ketu.
    Keta kusare e pjelle kafshe deri dje kane ngrene leket tona, po asnjeher skane per te ngrene leket e usa, se usa ne fund te fundit po e pa qe spaku spuku bkh e bythkh te ngecin, sjell nja 2 3 marinsa qitsa e i q…n te gjith ata qe ka ne liste ? ? e po te doje fut ne liste edhe kokat e drejtesise se re hahahhahahha. Hajde mish qengji ne hell , hajde qifte – qofte me fal hahahhahah

  10. Kontrolloni FI Bank dhe aty do gjeni gjithe zullumet e Metes dhe DIA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje