Përse nuk bindën dy vendimet e para të kësaj Gjykate Kushtetuese të re dhe një historik i shkurtër?!

24 Qershor 2021, 17:13Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Shqipëria nuk se nuk ka traditë në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, përkundrazi në 30 vjet, institucioni që intepreton ligjin themeltar të shtetit ka vënë piketa të rëndësishme në historinë 30 vjeçare të tranzicionit.

E këto piketa janë vënë nga juristë me eksperiencë, që edhe pse kishin barrën a akuzave si të lidhur me njërën anë të politikës, gjithsesi kanë dhënë prova që kanë vendosur pika mbi “i” në mënyrë që të ngushtojnë sadokap lirinë e liderëve politikë për të bërë çfarë duan, por edhe për të dhënë precedentë të forcimit të institucioneve që janë të pavarura.

Shansi që ju dha këtyre gjashtë anëtarëve të rinj, përveç kryetares që është në largim, është se kanë mundësinë që t’ju japin curriculumeve dhe përvojës së tyre profesionale një peshë mjaft të rëndësishme.

Janë zgjedhur si janë zgjedhur, janë në moshë dhe përvojë përgjithësisht jo të shtyrë, megjithatë kanë një mbështetje “me pash” nga dy fuqitë më të mëdha që janë SHBA dhe BE.

Të ardhur në krye të Gjykatës që ndan “shapin nga sheqeri” përsa i përket përplasjes institucionale, ata patën shansin që të hyjnë si pasojë e largimit en block të anëtarëve të vjetër si pasojë e procesit të vettingut. Me një fjalë janë totalisht të mbrojtur nga sulmet e politikës, kanë motivim e shpërblim më të madh se parardhësit e tyre. Kanë presion? Normal, por kjo është fakt që dihet, pasi gjithmonë Gjykatat Kushtetuese punojnë nën presion.

Por një gjykatës kushtetuese, në thelb ka profilin e tij qytetar, që e transplanton brenda gjithë normave dhe teknikës legjislative për të hartuar një vendim që vulos parimet kushtetuese që libri i parë i Republikës i përcakton.

Që do të thotë, se pritshmëria publike e këtij grupi që sot janë pjesë e Kushtetueses është që të zgjidhë konfliktin absurd ndërmjet Kuvendit e Presidentit në vend, nëpërmjet vendimeve të qarta, që thjeshtë i japin të drejtë njërit nga institucionet, por vendos precedent që sidoqoftë të mos përsëritet më.

Në vendimin e parë, ai që bëhet fjalë për mosdekretimin e ministrit të Jashtëm, Genc Caka, nga ana e Ilir Metës, në dispozitiv, ka të qartë logjikën se Presidenti nuk mund t’i hyjë në kompetencë as qeverisë, e as Kuvendit, por Gjykata Kushtetuese nuk e ka ndarë këtë gjë qartësisht, që të ndalojë në mënyrë të prerë një përsëritje të fenomenit.

Ndërkaq, në rastin e shprehjes së parë të Kushtetueses për zgjedhjet e 30 qershorit, situata është edhe më keq se kaq. Vendimi për të kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias, vetëm vendim nuk është. Këtë anëtarët e Kushtetueses, mund ta kishin bërë kur ata e shikonin të arsyeshme, që mjeshtrat konsitucionalistë të komisionit “Demokracia Nëpërmjet Ligjit” ta kishin ndihmuar institucionin tonë për të pasur një bagazh juridik sa më të gjerë në çështjen në fjalë.

Mos shprehja tregon një karakter që Gjykata Kushtetuese aktuale i ka vënë vetes, një karakter që përkthehet tek droja apo frika për të prerë “nyjen gordiane”.

Pra anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që 3 janë zgjedhur nga Parlamenti e 3 nga Ilir Meta, me polmika të shumta, dhanë një sinjal se ata nuk duan të përballen. Kur si përshkrim pune Gjykata Kushtetuese duhet ta përballë problemin që kanë nxjerrë institucionet, e jo ta shtyjë këtë dhimbje.

E këto dy vendime, japin një precedent jo optimist për vendimin e pritshëm që pritet për vendimin në lidhje me shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës që ka vendosur Kuvendi i Republikës.

Gjykata Kushtetuese, edhe pse nuk ka qenë një gjykatë perfekte në vite, ka krijuar një precedent, është munduar të japë një shenjë për të vendosur një shenjë të shtetit ligjor e të ndarjes së pushteteve në vend.

Në vitin 1992, Gjykata jonë Kushtetuese,  pranoi kërkesën e opozitës, pra PS-së, që të rrëzohej emërimi i Këshillit të Lartë i Drejtësisë, ku u zgjodhën deputetë të PD-së. Kushtetuesja vendosi që të pranonte kërkesën e PS-së.

Në vitin 1994, Prokurori i Përgjithshëm, i asaj kohe, Alush Dragoshi, ka refuzuar që të përgjigjet në Kuvend pyetjeve të opozitës, e PS e çon kerkesën në Kushtetuese. Jemi në 25 shkurt 1992, kur Sali Berisha ishte në kulmin e pushtetit të tij. Gjykata Kushtetuese i thyen hundët Prokurorit të Përgjithshëm që ishte një njeri i Berishës dhe i jep të drejtë PS-së.

Por në vitin 1995, kur pushteti i Berishës u bë edhe më i fuqishëm, Gjykata Kushtetuese hyri në lojë pro Sali Berishës dhe shpalli antikushtetues vendimet e kreut të Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi. Në këtë rast Gjykata Kushtetuese doli jashtë vetes, pasi gjykonte aktet e një pushteti që s’kishte lidhje me të.

Kushtetuesja thjesht interpreton ligjet themeltare të shtetit, por nuk hyn në tagrin e një pushteti të pavarur siç është gjyqësori. E prej kësaj date, Kushtetuesja e drejtuar nga Rustem Gjata shërbeu si noteri e pushtetit të Sali Berishës.

Por megjithatë, në disa raste, kjo gjykatë edhe i ka dhënë frymë sistemit, duke kudnërshtuar “Zeusin”. Siç është rasti i rrëzimit të dekretit të Sali Berishës për të shkarkuar kreun e bashkisë së Ballshit Ismet Beqiri.

Pas vitit 1998, Gjykata Kushtetuese nën drejtimin e Fehmi Abdiut, strukturoi më fort, fuqinë e këtij institucioni në mbrojtje të institucioneve të pavarura. Kjo gjykatë, ka rrëzuar dy herë vendimet e Parlamentit për të shkarkuar Prokurorin e Përgjithshëm. Vendimi i parë solli edhe një tërmet politik kur kryeparlamentari Namik Dokle dha dorëheqjen.

Edhe pse pas vendimit të parë për shkarkimin e kryeprokurorit Arben Rakipit, mazhoranca e Sali Berishës shkarkoi Theodhori Sollakun, sërish Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë këtë vendim. Në të dy rastet Prokurorët nuk u kthyen në punë, pasi Gjykata nuk u shpreh për këtë aspekt, por në një farë mënyre isntitucioni që intepreton ligjin themeltar të shtetit, vuri një fre.

E sot, kur kjo Gjykatë që ka tërë lirinë e motivimin e nevojshëm, tregohet as mish e as pesh, kur i duhet edhe në sajë të rrethanave konkrete që të ndërhyjë që të çlirojë institucionet. Të frejonë Presidentin që të përdorë kompetencat e tij pa fre, por edhe të vendosë një disiplinim të konturuar për mazhorancat, qeveritë, edhe Parlamentin.

Bëhet fjalë për një institucion bazë të shtetit shqiptar siç janë zgjedhjet, në këtë rast zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Ilir Meta i ka çdekretuar, duke rrëzuar jo vetëm dekretin e vet, por një proces që ishte në fund të saj, vetëm për arsye politike të ngushta. Nuk i ka rrëzuar si President, por si lojtar politik në garë. E këtë Gjykata Kushtetuese nuk mund ta lërë varur…

23 komente në “Përse nuk bindën dy vendimet e para të kësaj Gjykate Kushtetuese të re dhe një historik i shkurtër?!”

  1. I drejti says:

    TE LUMTE PER SHKRIMIN.E KE QARE.
    ÇFARE TE BESH KUR PRESILESHI JONE LEGEN DHE HAJDUT KA VENE ANETARE GJYKATE KUSJTETUESE CA SHAREBAJKA QE E KANE MENDJEN TJETER KUND O YLLI.
    MEGJITHE KUSURET QE KISHIN, GJYKATA E PARA VETINGUT ISHTE ME DINJITOZE SE KETA MERCENARET E RINJ TE SOTEM.
    NUK KAM KURFARE BESIMI NE VENDIMET QE DO TE MARRIN.

    1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

      E mo Ngjela karagiozi,a te mbushet mendja se ne Albanistan turkoshqipfolesit nuk bejne shtet!?
      Ha mut me komentin e rradhes…….

      1. vlonjati says:

        Mutofagos-boll hengre mut a derezi se le kokrren e namit. Shko andej nga Omonia se mos te japin ndonje pune se per te tjera gjera nuk ja thua.

    2. k says:

      Duhen thirrur urgjentisht 10 juristë ndërkombëtar dhe të largohen këta zgjyrra të korruptuar
      dhe kalbëzua moralisht,profesionalisht,dhe nga etika .

  2. BASTUNIN E DAJ SAMIT NE BITHE DE TA HANE EDHE AGUSH I EDHE SALEHU .
    SIDOQE TA LUAJNE BITHEN ME THELLE DO TA HANE.
    I GENJEN MENDJA PREJ TE VDEKUR ISH TE PAKALLUR.

  3. Anna says:

    A jeni ne terezi apo jo? Çfare prisni nga kjo gjykate,kur antaret jane karagjoze juridike?Si mund te behet antar te gjykates kushtetuese njerez ne moshe te re ,pa experience etj.Prandaj,gallata e budallalliku do vazhdoje.

  4. Aleksander Kovaçi says:

    Po pse je lodhur aq shumë për të thënë se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë vasale e Qeverisë së Edi Ramës!!!

    1. Jeton says:

      E ke permbledhur shume bukur, po niuk jane vemdimet pro rames nuk jane te drejta

  5. Nje mergimtar says:

    Vendimet e marra nga kjo gjykate tregon se kopetencat e tyre profesionale jane te pa mjaftueshme ne interpretimin e kushtetutes.Paaftesia e tyre lidhet dhe me friken,pasi nuk jane te zote te mbrojne veten me argumenta ligjor e dhe etike. Ky veprim nuk jep shprese per te ecur perpara.
    Nje pyetje me lind nga kyveprim:Ata gjyqtaret e Venecias kane me shume shkolle se keta tanet,njohin me mire ligjet apo jane me te afte?
    Si do qe te jete pergjigja,Gjykata jone Kushtetuse eshte plotesuar me TE PA AFTE.

  6. ?????? says:

    DREJTESIA E TURPIT..KUJTOJNE KETO LEGENAT E SHQIPERISE, SE DO GENJEJNE AMERIKEN GJOJA PO BEJME DREJTESI .NUK JANE BUDALLENJ AMEIKANET JO O EDVIN SALI ILIR LULZIM HALET O BOTES

  7. Ndroqi says:

    Kjo vetem gjykate kushtetuese nuk mund te jet,vendimet e saj i marin treshja Meta-Alibeu-Bejtja,pra,Vitore Tusha, Xhaferrllari, dhe gruaja e Andi Bejtjes,kurse katershja tjeter eshte si mediokret e plepave.

  8. ?????? says:

    DREJTESIA E TURPIT..KUJTOJNE KETO LEGENAT E SHQIPERISE, SE DO GENJEJNE AMERIKEN GJOJA PO BEJME DREJTESI .NUK JANE BUDALLENJ AMEIKANET JO O EDVIN,, SALI,, ILIR,, LULZIM ,, HALET O BOTES

  9. Demokracia says:

    Idhi, po pse merzitesh qe gjykata ka dhene nje vendim duke interpretuar rastin ne shqyrtim perpara saj dhe kur gjykata ka kerkuar mendim nga nje komision juristash i specializuar? Ceshtjet qe jane me peshe dhe sensibilizem te gjere publik, kerkojne maturi dhe kohe. Nuk mundesh te marresh nje vendim qe ka pasoja potenciale per shfuqizimin e zgjedhjeve vendore ne te gjithe Republiken, pa i dhene kohen e duhur ceshtjes. Mesa di une, GjK nuk ka nje precedent lidhur me kete ceshtje, pra e trajton si “Case of first instance” – ceshtje qe shtrohet per shqyrtim per here te pare, si e tille, do te perbeje nje precedent per veprime te tilla te mevonshme, per kete arsye pesha qe ze ky vendim eshte i rende. Mbase trupa gjykueses ka qene e ndare ne mendime, dhe kerkohet sqarimi i metejshem pse jo, duke pare praktiken e gjere nderkombetare. Do t’ju kerkoja qe te shihnit vendimin e shkruar, te arsyetuar perpara se te jepni konkluzionet tuaja per profesionalizimin e gjyqtareve. Ne lidhje me ceshtjen e pare, nuk e besoj se t’i kerkon qe gjykata te beje ligje ne vetvete, ajo shtron per zgjidhje mosmarreveshjen perpara saj. Nuk ben dhe as hulumton mbi raste te ardhshme qe mund te jene te “ngjashme”, pasi kjo do te perbente tejkalim te kompetencave kushtetuese. Gjykata perher pirpiqet te jete sa me specifike ne zgjidhjen e ceshjtes. Parimi i pergjithshem i vendimeve gjyqesore eshte se ka fuqi vetem per PALET qe marrin pjese ne te, ku u jepet e drejta e mbrojtjes dhe paraqitjes se argumentave. Per kete aryse, Gjykatat jane te prirura te mos merren me raste hipotetike, edhe pse mund ta ilustrojne dicka te tille per te perforcuar qendrimin e tyre. Tung!

  10. Haku says:

    Por si mund te jete ndryshe situata, kur tre nga gjashte antaret aktuale te ksaj gjykate jane zgjedhur nga presidënti…
    Dhe ne si shqiptare me tradita i rujame i respektojme nderet. Me pak fjale kjo pune kerkon b… te renda v.k.

  11. Haka Tekizoti says:

    Deri tani kjo gjykatë është treguar antikushtetuese dhe kjo është shumë e rëndë për drejtësinë dhe një katrahurë për ndarjen e balancimin e pushteteve. Anëtarët e saj tani janë si ai dobiçi që kurva ia lë në derë dikujt tjetër dhe ai është i detyruar ta mbajë, ta ushqejë e të kujdeset për mirërritjen e tij. Apo s’e kanë 9 vjet kohën e qëndrimit në detyrë. Shqipëria zor të ketë ndonjëherë drejtësi profesionale, jo politike dhe të pakorruptuar materialisht e shpirtërisht.

  12. Arttan says:

    Gjykate kushtetuese lindi pa bythe. I bej thirrje kombit te gjeje bythen e saj,ose kthejeni edhe njehere ne te semes qe te lindi e plote.

  13. Rofte Gj K ! says:

    Pse budalle e dini ju , zj Voltana , ku e gjen ajo te rije atje me krye te kendit , shty te shtyjme eshte kjo pune , ca muaj Kushtetusja , ndo nje vit Komisioni i Venecias , ndonje gjysem viti interpretimi , shqyrtimi i vendimit te Komisionit te Venecias , ca muaj shpallja e vendimit nga Gj K , e keshtu mbyllet dhe mandati i zj Voltana me kohe te plote .

  14. Ani says:

    O Pateee…po ti nuk je jurist o lumemadh….po te mos shtypi makina gazetarine e merr ne Shqiperi….po ku kuptoni ju nga kto….vetem politikisht flisni…

  15. erandi says:

    Sa per gjykaten kushtetuse them qe hoqem m*tin dhe vune kaken. Ne kete vend kurre nuk do te kete drejtesi cilindo qe te vene, e vetmja gje e shkelqyer per kete vend eshte qe SHBA dhe BE te ndertojne nje gjykate kushtetuse me juriste te huaj……
    Vetem keshtu vihet drejtesi ne kete vend me drejtesi te degjeneruar…. Ka 30 vite qe shqipetaret terhiqen zvarre nga Sali krimineli dhe udesh dora e arte e SHBA qe ti tregoi vendin dhe shpellaret akoma jane me kete kriminet. Nuk behet Shqiperia me shqipetar dhe koha ka treguar qe nga viti 1912 e deri sot.

  16. Gjeramadhi says:

    Disa nga ata jane pa shkolle te mesme si llalla dhe kete e di vetem likja

  17. Alban Dega says:

    Telegram pa tel per Washingtonin e Brukselin
    dhe ambasadat e tyre ne Tirane

    KAMBANE ALARMI PER BE SHBA DHE AMBASADAT E TYRE NE TIRANE

    Analize e shkelqyer por jo e plote me per nje ceshtje me rendesi jetike per te ardhmen e demokracise shqiptare dhe vete Shqiperine.
    Te dy vendimet e para as mish e as peshk, ose me sakte edhe mishmash edhe ere peshku te qelbur te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise jane nje RED FLAG nje KAMBANE ALARMI per Popullin shqiptar dhe aleatet tane strategjike me SHBA-ne krye.
    Nese kjo gjykate nuk eshte e afte te jape verdiktin e saj te qare e te prere per ceshtje te rendesishme strategjike per ndarjen e pushteteve dhe kompetencave te tyre, per zgjedhje te pushtetit baze te Republikes se Shqiperise por ia delegon Komisionit te Venecias atehere pse duhet te ekzistoje e Te paguhet sa frengu pulen me djersen e mundin, me taksat e popullit shqiptar.
    Aq me teper kur nuk behet fjale per tre muaj apo nje vit por per 9 vjet vendimarrje per ceshtje super- madhore te nivelit dhe te Rendit Kushtetues te Republikes se Shqiperise !
    Pse !?
    Sepse qe ne hapat e pare te perzgjedhjes ka nisur keq nga vendimarres mekatare e keqberes te perfshire me zerin e figuren e tyre në syte e mbare Botes ne korrupsion e krime teper te renda deri ne shkallen e Hages.
    Te emerosh dashnoren, bashekejetuesen e nje neonazisti te sterkorruptuar, ish-minister Drejtesie ne konflikt te hapur ligjor interesi si Enkeled Alibeaj , sponsori kryesor i saj ne cdo hap te karrieres se saj, dhe nga nje marionete tjeter e Argita Malltezit Berisha, te perzgjedhura nga Al Capone i Shqiperise Ilir Floriri dhe te votuara symbyllazi per pazare ala Corleone me urdher nga lart nga Kuvendi Lepepeqen i Shqiperise, eshte nje mine me sahat per krejt Reformen ne Drejtesi, Vetingun dhe vendimarrjen kushtetuese te Shqiperise.
    Eshte urgjence kombetare qe te hetohen me themel nga BKH e SPAK ne bashkepunim me BE dhe SHBA dhe Komisioneret Nderkombetare te KLP KLGJ-se keto ceshtje te dyshimta e teper te rrezikshme per te ardhmen demokratike te Shqiperise.
    Nuk eshte fjala per nje Gjykate lagjeje apo qyteze malore apo fushore..
    Behet fjale per Gjykaten Kushtetuese te Shqiperise !
    Kambanat bien per ata qe kane veshe Te degjojne.
    Vendimet e para Te GJK-se jane rrufe te rrezikshme para stuhise per ata qe kane sy te shikojne!

  18. Bujar Kanapari says:

    Paligjshmeria e zgjedhjeve lokale te 30 Qershorit 2019, nuk kushtezohet nga fakti se nuk mori pjese opozita, apo nuk kishte konkurence, apo Bindja Demokratike u regjistrua jasht afateve.
    Zgjedhjet mund te behen edhe me nje parti apo nje kandidat, kur pala tjeter nuk ka interes te futet ne zgjedhje ose ngre pretendime tjera.
    Gjykata Kushtetuese ne kete rast kishte per te gjykuar vetem nje ceshtje;
    Anullimin e dates se zgjedhjeve nga Presidenti Republikes dhe faktin se keto zgjedhje nuk jane certifikuar nga Presidenti.

    Heqja e koalicioneve parazgjedhore, i hoqi opozites ja 7 mandate, nderkohe, kryetari opozites deklaronte se ne do te fitojme edhe me ndryshimet kushtetuese.
    Mund te kishte marre 70 ose 71 mandate, pa llogaritur dhe 2-3 mandate qe ja hoqen partite e reja si rezultat i politikave te gabuara ne drejtimin e partise.
    Pra, i lire ne miell dhe i shtrejte ne krunde, thote populli.

    Zgjedhjet lokale nuk jane zgjedhje politike.
    Kandidati qe pretendon se ne bashkine e tij ka patur parregullsi apo manipulime, i drejtohet gjykates.
    Po te lexosh rezultatin e zgjedhjeve te 25 Prillit, opozita ne zgjedhjet lokale do te fitonte shume bashki, ndoshta dhe mund te fitone kundrejt PS

    Opozita me mospjesmarrjen ne zgjedhjet lokale ka gabuar dhe duhet ta paguaj deri ne fund gabimin.

  19. donald says:

    Bravo Pata. Analize perfekte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje