Ilir Meta është i pari President në histori, për të cilin parlamenti kërkon shkarkimin. Teksa tashmë fatin e kreut të shtetit e ka në dorë Gjykata Kushtetuese, Ish Presidenti Alfred Moisiu, sugjeron Metës që nëse vendoset shkarkimi i tij, të dorëzojë detyrën.
“Parlamenti ka të drejtat e veta, ka argumentet e veta, të cilat i ka parashktruar, sigurisht është hera e parë që ndodh por do të shikojmë çfarë do vendosë gjykata kushtetuese. Unë mendoj që ashtu sikurse e merr detyrën nga Kuvendi edhe duhet ta dorëzosh kur vjen puna për tu dorëzuar”, tha Moisiu
Moisiu është i bindur që të jesh president në Shqipëri nuk është një detyrë e lehtë, por ai duhet të udhëhiqet nga misioni për të qenë përfaqësues i unitetit.
“Presidenti është ai që duhet të bashkojë kombin, është ai që përfaqëson unitetin e kombit dhe kushdo që merr përsipër këtë detyrë duhet ta zbatojë. Kur zgjidhen nga partitë, personalitetet duan s duan do mbrojnë krahun nga i cili vijnë. Nuk është aq e lehtë, unë kam qenë vetë në këtë detyrë, pavarësisht se u zgjodha me konsensus dhe u mundova ta ruaj këtë konsensus në marrëdhëniet me partitë.
Sepse ka probleme që politika duhet të jetë e gjitha bashkë dhe nuk mundet që për probleme të të ardhmes së kombit, të fateve të shqiptarëve të ketë pikëpamje të ndryshme. Mirëpo për fat të keq te ne politikanët e ruajnë frymën partiake. Ky është një problem shumë të madh”, u shpreh Moisiu.
Lidhjet me politikën Moisiu e shikon si dëmtim të rolit të presidentit, ndaj mendon që ai duhet të zgjidhet nga populli.
“Politika shqiptare në 30 vjet ka patur uljet dhe ngritjet e saj dhe sigurisht që praktika ka treguar se zgjedhja e presidentit si e bëjmë ne nuk është shumë e drejtë, presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Sigurisht që kushdo që populli do ta zgjedhë mund të jetë politikan, por përgjegjësia është më e lartë për të përfaqësuar popullin e për zbatuar atë që e detyron Kushtetuta”, tha Moisiu.
Kuvendi e shkarkoi Metën me 104 vota për shkelje të rënda të Kushtetutës, ndërsa vendimin për shkarkimin e tij Gjykata Kushtetuese do ta marrë pasi të konsultohet edhe me opinionin e Komisionit të Venecias.
Ne keto 30 vite nje burre shteti ka pasur Shqiperia dhe ky quhet PRESIDENT ALFRED MOJSIU….
Kaq e veshtire qenka te zgjidhet nga populli presidenti? Kur vjen puna per interesat tuaja e nderroni brenda nates kushtetuten. Eshte shume e thjeshte te “nderuar” zoterinj parlamentare. Nderroni kete pike te kushtetutes edhe lereni popullin ta zgjedhe vete presitentin e tij.
Unë do votoja Moisiun, pavarësisht nga mosha. Asnjë nuk kabrojtir SHQIPTARIZMESN si Moisiu!
Po votoj populli edhe Parlamenti do te mbetet bosh!
Me pelqeu nje mendim qe ka shprehur president Moisiu: “…ashtu si e merr detyren nga kuvendi edhe duhet ta dorezosh…” Ka logjike te pa diskutueshme kjo shprehje, bile edhe mbi kushtetuten. Se fundja kushtetuten e shkroi Sabriu me Arbenin dhe e miratuan socialistet qe pastaj bene referndumin. Sa larg jane socialistet nga demokratet! U duhen anijet kozmike te Nases qe te arrijne…
Nje president honorifik , nuk duhet te zgjidhet nga populli . Nuk e leverdis . Behet me parazit nga sa eshte . Zgalem
Mire qe foli Moisiu se kemi shprese qe dikush te na lexoje mendimet dhe te na degjoje.
Leren menjane moralin: se “Presidenti duhet te rrije mbi palet”, se po u zgjodh nga politika do t’i sherbeje asaj.
Predidenti duhet te zgjidhet nje nga juristet konstitucionaliste me me integritet profesional e moral,
me votim te drejtperdrejte nga populli. Gjithashtu prokuroret dhe gjyqtaret duhet te zgjidhen me votim nga populli.
Ne kete menyre Presidenti do te jete ne krye te pushtetit Gjyqesor, i cili ne nje shtet demokratik
balancon dhe kontrollon dy pushtetet e tjere : Legjilativin dhe Ekzekutivin.
Po ashtu Kryetari i Partise qe fiton Mazhorancen e deputeteve duhet te zgjidhet Kryetar i Kuvendit,
ndersa Kryeministri zgjidhet me shumice votash nga deputetet.
Mos harronı se Ilırı eshte nga Qepanı dhe nuk zbret nga kalı pa ı rene plumb ballıt, Dhe mbıte gjıtha mos e nenvlersonı se ka edhe grua dhe zonje te pare, Nuk e dı a ka bere vakı ndokund tjeter,Qe te besh vajzen zınje te pare,
Ngaqe parlamenti i ri me konsensus nuk e zgjedh dot Nanon president,i thone ketij vllehut Alfred Moisiu te gjeje zgjidhje per ta bere nanon president,qe ti ktheje nderin vllehu vllehut,dhe e gjeten zgjidhjen:ia fusin popullit,dmth do vidhet vota e presidentit sic u vodhen ato parlamentare dhe do thone:ja populli e do nanon president ndaj e “votoi “!!! Mafie karash!!!
Moisiu i sygjeron Metës që nëse GJK vendos shkarkimin e tij atëherë Meta të lërë detyrën? Për çfarë duhet ky sygjerim? Meta është i detyruat të bindet nëse do e shkarkojë Gjykata Kushtetuese! Pse e marrin në intervistë Alfred Moisiun? Ai edhe kur ka qënë president i lodhur ka qënë me mendimet e tij. Por tani qënka bërë “shok” në fjalë të urta me Nard Ndokën!
Moisiu i sygjeron Metës që nëse GJK vendos shkarkimin e tij atëherë Meta të lërë detyrën? Për çfarë duhet ky sygjerim? Meta është i detyruar të bindet nëse do e shkarkojë Gjykata Kushtetuese! Pse e marrin në intervistë Alfred Moisiun? Ai edhe kur ka qënë president i lodhur ka qënë me mendimet e tij. Por tani qënka bërë “shok” në fjalë të urta me Nard Ndokën!