Shqipëria e ka Gjykatën Kushtetuese në Venecia!

26 Qershor 2021, 13:16Politika TEMA

Nga Denis Dyrnjaja

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të përfshirë opinionin e Komisionit të Venecias për padinë e Shoqatës së Bashkive të drejtuar nga Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës Voltana Ademi, për pavlefshmëri të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019 ka krijuar një debat përtej atij juridik. Në fakt debati është i thjeshtë dhe parimor.

Jemi një republikë parlamentare ku Parlamenti është organi me fuqinë më të madhe kontrolluese dhe Gjykata Kushtetuese organi më suprem i interpretimit të kushtetutës dhe ligjeve të tjera në Republikën e Shqipërisë. Për rrjedhojë të këtij atributi madhor gjykata mendohet se ka të gjitha atributet ligjore, disponon në përbërjen e saj asetet e nevojshme dhe anëtarë me kapacitete të mëdha profesionale e integritet për të dhënë vendime jetike për shtetin dhe vendin.

Përveç kësaj gjykata disponon edhe këshilltarë dhe konsulentë të jurisprudencës që mund të japin ekspertizën dhe opinionin e tyre për çdo padi apo çështje sado e rëndësishme, e përgjithshme apo e veçantë qoftë ajo. Por ndërkohë Gjykata Kushtetuese përtej rolit interpretues dhe vendimmarrës në raport me çështje që lidhen me Kushtetutën, ka edhe një funksion tjetër, atë të krijimit të precedentit gjyqësor mbi të cilin ecet më pas edhe në raste të ngjashme në të ardhmen.

Thënë kjo do të jenë pikërisht vendimet e kësaj gjykate, bazuar mbi qëndrimet dhe pozicionet e arsyetimet e anëtarëve të saj që do të krijojnë bazën e praktikës gjyqësore kushtetuese të vendit, ose praktikën e akteve të jurisprudencës kushtetuese. Çështjet që ka tani në duar Gjykata Kushtetuese janë sa delikate, por edhe të paprecedenta. Ndaj ky është rasti që anëtarët e saj të tregojnë se janë në lartësinë e detyrës që kanë marrë përsipër të kryejnë.

Është fjala për kërkesën për pavlefshmëri të një procesi zgjedhor si ai i 30 Qershorit 2019 “Për zgjedhjen e organeve të pushtetit vendor në Republikën e Shqipërisë” dhe shkarkimin e Presidentit të Republikës, me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë që ka votuar pro shkarkimit të kreut të shtetit duke renditur edhe shkeljet e kushtetutës në ushtrimin e detyrës. Por ndërkohë që i gjithë opinioni politik pret që kjo gjykatë të tregojë autoritetin dhe dinjitetin e saj profesional në lidhje me këto çështje, ajo zgjedh të shmanget duke e kaluar topin e analizës ligjore dhe kushtetuese te një institucion këshillimor ndërkombëtar, sikurse është Komisioni i Venecias.

Ky komision mblidhet vetëm 4 herë në vit që do të thotë se shqyrtimi i çështjes së zgjedhjeve prej tij do të marrë kohë disa muaj në rastin më të mirë, gjithnjë nëse kjo çështje do të jetë në axhendën prioritare të Komisionit. Por a ka kuptim të priten muaj të tërë për të marrë opinionin e Venecias kur tanimë kemi Gjykatën Kushtetuese që ka detyrim ligjor pikërisht zgjidhjen e këtyre çështjeve?! Adresimi në Venecia po justifikohet me marrjen e një opinioni më të kualifikuar. Por në fakt mund të merret edhe si shmangie nga pesha e përgjegjësisë së vendimeve me pasoja politike e shtetërore. Dhe ky është një fillim që të lë një shije të përzier mes dobësisë institucionale dhe asaj profesionale.

Ndaj do të ishte në dinjitetin e kësaj gjykate që të kryente vetë të gjithë procesin analitik dhe vendimmarrës si ajo e mendon dhe çmon atë që ka ndodhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe me rolin kushtetues të presidentit. Ne na duhet vendimi i saj me arsyetimin e saj ligjor, jo arsyetimi ligjor i Venecias me vulën e Gjykatës sonë Kushtetuese. Ndaj pasiguria ose shmangia për që të marrë përsipër vendimmarrje qofshin ato edhe delikate apo të koklavitura e vë në dyshim autoritetin e kësaj gjykate. Cilido të jetë vendimi, ne na intereson që Gjykata Kushtetuese të analizojë, çmojë dhe vendosë vetë, pa “u fshehur” pas Venecias.

Në të kundërt duhet të ndryshojmë emrin nga Gjykatë Kushtetuese në Gjykatë Noteriale që vulos arsyetimet e Venecias. Pra përtej retorikës politike dhe mediatike, Gjykata Kushtetuese duhet të tregojë se ekziston dhe funksionon jo si organ honorifik, por si organ themeltar i drejtësisë dhe garant i kushtetutës dhe demokracisë me qëndrimet dhe vendimet e veta.

Çdo argument se ekspertiza e huaj është e domosdoshme e se çështjet janë delikate, apo se ekspertiza e huaj është e gjithpranuar, thjeshtë tregon impotencën institucionale të kësaj gjykate që në fillesë të erës së saj të re, për të mos thënë edhe limitet e kufizuara profesionale të disa prej anëtarëve të saj që po dalin në pah shumë më shpejt nga sa pritej. Shteti do këllqe, aq më shumë shteti i së drejtës. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë para sprovës së këllqeve duke lënë pas faktin se kush loboi apo votoi për ta.

22 komente në “Shqipëria e ka Gjykatën Kushtetuese në Venecia!”

  1. shota says:

    Edhe pleqte e Krujes te sihin mbledhur e kishin ndare si ceshtje.

  2. Sqepari says:

    Argumetet jane llogjike,por ne fund vlen te mbyllen me dy konstatime ne permajtje: jane politikisht te njeanshem, jane profesionalisht te paafte. Te dyja keto cojne per rrjedhim ne perfundimin se Po su hoqen, do t’i sjellin vendit e demokracise deme te pallogaritshme!?

  3. k says:

    Deri tani gjykata kushtetuese e korruptuar dhe hajdute,nuk kishte nevoje të lexonte ligjet,
    vendimet ja sillnin gati berisha me meten kurse këta degjenerata vetëm kopjonin.
    Tani që duhet të punojnë e largojnë topin ne Venecja.
    Urgjentisht 10 juristë perëndimore ti tregojnë “juristëve te plepave” si punohet.

  4. Tirona says:

    Investigoni , me duket se Floriri i vjedhur po mbush xhepat e Komisionit te Venecias.

  5. Keta Venecianet , falas apo me para i japin keto keshillat , ma do mendja me euro , keshtu qe ato euro t’u paguhen nga roga e ketyre Lekemaresve Kushtetuse , me qe juridikisht jane te paafte .
    Mendja paguhet !

  6. Antonio says:

    Fatkeqesi do ta permblidhja gjithe kete situate me kete lloj gjykate ne nje vend si Shqiperia.
    Gjithmone duke pritur nga tjeret, asnjehere bam e bim per vete.
    Turp ska emer tjeter.
    Ne i paguajme keta me te mencurit e me te zgjuarit.
    Nganjehere them,se eshte si kohe te Enverit.
    Atehere skishte, tani e kemi po per cfare e kemi, njesoj atehere, nje m.. I madh tani

  7. Pokeristi says:

    E gjithe kjo histori permblidhet me fjalet:
    Turp,turp,turp i madh.
    Presupozohet qe kjo gjykate te jete instanca me e lartë,prej se ciles duhet te dale mendimi dhe vendimi me i kualifikuar
    juridik.Pa dashje te gjithe ata qyqare,te me falni gjyqtare kane konfirmuar ne menyre te parevokushme doreheqjen e tyre.

  8. Na ruajt zoti says:

    Rrogën e marrin nga Venecia….
    Ç’ pret nga juristë zgjedhur nga kryehajna presidenciale….mjerë në duar të kujt jemi

  9. Reni says:

    Te lumt pena o Denis. Na ngelen peshqesh keta te pa afte dhe na lane shume mbrapa.

  10. Nje mergimtar says:

    Vendimi per ta derguar ne komisjonin e Venecias tregon inkopetence profesionale.Po pyes keta Gjyqtar Kushtetues se cili nga ata ka bere shkolle me shume se keta?A kane te njejten literature qe kane edhe ata?A kane po ato pervoja te atyre edhe keta tanet?Per fat te keq tonin si shqiptar tregojme se nuk jemi te zot te ecim me kembet tona e te mendojme me koken tone.Kjo Gjykate me keto pelivanlleqe duhet te mos egzistoj.
    Nuk dua te mendoj se Ata gjyqtare motivohe politikisht ose jane frikacak.Po te jene keto te fundit do te them se ata pervec parave nga taksat e shqptareve nuk e duan SHQIPERINE.

  11. zgalem says:

    Shkrim me llogjik per kete lloj gjykate vasale , Duhet gjetur menyra , per t’u injoruar nje tufe me torollake . Zgalem

  12. Banori says:

    Te lumte mendja ,o Denis Dyrnjaja ! Edhe nje gjykate e fshatit si ne kohen e PPSH -se do ta kishte dhene nje vndim. Pa aftesia e ka emrin Injorance,paaftesi e mediokritet. Qe kur presidenti emroi noteret dhe ate qe ishte e katerta ne liste,por bashkjetusja e nje opozitari,kjo do te pritesh. Po,po Shqiperia ka Gjykate kushtetuese Komisionin e Venecies. Turp,turp,kur Venecia e ka dhene nje here mendimin si per daten e 30 qershorit dhe per palacon president. Edhe nje here faleminder it per shkrimin ,megjithese te degjovaedhe ne emisin per kete problem.

  13. Niko says:

    Po pse u paguan populli ato roga te majme perderisa jane te paafte te bejn punen e tyre, te shkarkohen te gjithe e te zevendesohen me njerez re afte dhe te pandikueshem nga politikanet.

  14. Genti says:

    Gjykata Kushtetuese eshte autoriteti me i larte gjykues qe interpreton ligjet ne germe dhe presje sipas Kushtetutes se Republikes dhe nuk duhet t’ja pasoje topin nje autoriteti tjeter per vendimarrje qofte kjo edhe Venecia. Kjo tregon se trupes se GJ.K-se i mungon kurajoja per te dhene nje vendim qofte ky pro apo kunder qeverise ose opozites. Pikerisht per nje vendim te tille si per zgjedhjet Lokale aq te kontestuara Kustetuesja duhej te ishte shprehur vete pa marre asnje opinin. Vetem keshtu do afirmonte besimin dhe autoritetin perballe c’dokujt dhe do tregonte se Reforma ne Drejtesi po jep efekt dhe eshte ne rruge te mbare. Me gjykates qe kalojne vetingun dhe serish i tremben ose i bejne fresk politikes dhe krimit nuk kemi gje ne vije. Besoj qe ky stad te jete kaluar tashme dhe s’na mbetet vetem te presim dhe te shohim rezultatet e shmpritura.

  15. Sokrati says:

    Gjykata Kushtetuese e RSh, gjykate e pa afte per te gjykuar çeshtje esenciale!
    Per te qene e afert me te akuzuarin dhe akuzuesin, kerkon keshillime nga nje institucion nderkombetar!
    Konkluzioni: Gjykata Kushtetuese e RSh nuk eshte nje gjykate e pavarur.
    Per shkak te paaftesise se saj profesionale dhe te mungeses se pavaresise kjo gjykate nuk merr dot vendime!
    Per cfare na duhet nje gjykate e tille?!
    Duke patur ne gjykate xhaferllare, tusha dhe bejtje ne anen e likes se marre, punet keshtu do te shkojne…
    Deri kur? -Nuk di askush te thote gje per te ardhmen.

  16. qytetar says:

    oj durrnja- je me keq se dunjaja///
    jeni kaq te lidhur me mutin dhe thoni nuk na vjen ere.

  17. qytetar says:

    Edhe nje bari ne malet E skkraparit i kishte dhane drejtim…
    por keto jane … da gezoje baftjari e Raki Skrapari…………………

  18. Troposa says:

    ….keta vec gjykates…nuk jane. …bizesmene po. .cna duhet opinioni I Venecias?

  19. Skenderbegasi says:

    Andi Bejtes I ra bingo presidenciale.
    Tani nuk mban mend me dhe I thote Shkullazit:
    Nuk e di se si me me tha kjo
    e kushtetuses,
    Pi tre gota e hajde ne 11 apo
    pi 11 e hajde ne 3.
    Shkullazi si I “zgjuar” I thot se eshte kjo e dyta.

  20. Milo says:

    Nuk eshte thjeshte paaftesi! Eshte loje e Ilir Metes dhe Sali Berishes! Ketyre duhet ndalur rroga, qe harram e pacin, per aq kohe sa do te vonohet Opinioni nga Venezia! Kjo do te thote qe Iliri te beje pushimet ne Lalez, oastaj ne Pogradec, pastaj ne Malet e Veriut ku mund te takoje edhe Doktor Vdekjen, personin Non Grata, komunistin, spiunin, vrasesin, hajdutin etj., etj!
    A jane faj gjyqtaret? Jo, kur nuk ngrihen shqiptaret dhe t’u qine nenat e grate dhe t’i djegin te gjalle ne vilat e tyre me parate e pooullit!

  21. Gjon Leka says:

    Këta palo gjyqtarë janë fëmijë të korrupsionit e paaftësisë, që nuk pranojnë të ushtrojnë pushtetet që u jep Kushtetuta, gjë që barasvlen me dorëheqjen. Vendi është në ngërç prej tyre. Vetëm populli mund ta presë nyjen gordiane të korrupsionit, me ndihmën e çmuar amerikane.

  22. Keshilltaret vendimmares te GjK.,Meta+Alibeja+ Andi Bejtja = GjKoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje