Lulzim Basha nga Brukseli: Do të hyjmë në Parlament, lufta jonë edhe brenda, edhe jashtë tij

28 Qershor 2021, 20:52Politika TEMA

Për herë të parë Lulzim Basha ka pranuar se do të jetë pjesë e parlamentit të ri në shtator. Teksa ndodhej në asamblenë e partive popullore europiane ne Bruksel edhe pse gjithë fokusin e pati tek zgjedhjet jo legjitime të 25 prillit, deklaroi se lufta e PD do te jete si brenda ashtu edhe jashtë parlamentit

“Qëllimi ynë është të çlirojmë Shqipërinë dhe shqiptarët nga një bandë plaçkitësish që  e kanë marrë peng demokracinë e vendit.

Dhe në funksion të kësaj ne do të bëjmë gjithçka brenda dhe jashtë parlamentit, brenda dhe jashtë vendit në mënyrë që Shqipërisë një orë e më parë t’i kthehen kushtet dhe mundësitë për  një demokraci funksionale nga e cila varet pastaj gjithçka: rendi dhe siguria, zhvillimi ekonomik, punësimi dhe dhënia fund e hemoragjisë së emigracionit së të rinjve”, tha ai.

Për sa i përket rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit Lulzim Basha deklaroi se manipulimi i këtij procesi  do të ndikojë dhe në rrugëtimin europian të vendit.

“Zgjedhjet janë një nga kriteret më të rëndësishme për rrugëtimin europian të çdo vendi. Ato kanë të bëjnë drejtpërdrejt me demokracinë ndërkohë që 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë. Kjo është një sfidë e jashtëzakonshme për ne, për Partinë Demokratike sepse nga njëra anë ne e dimë fare mirë se ndryshimi në Shqipëri mund dhe do të vije vetëm  përmes procesit të integrimit europian të vendit.

Nga ana tjetër procesi i integrimit europian të vendit nuk mund të ecë përpara me një vend ku qeveria në vend që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme është kapur për herë të dytë në flagrancë duke manipuluar në mënyrë masive dhe sistematike  zgjedhjet që nga vjedhja e të dhënave personale të shtetasve tek  keqpërdorimi i administratës tek intimidimi”, tha Basha.

Basha nënvizoi se ka marrë një mbështetje të madhe nga partitë popullore europiane për betejën që ai ka nisur për t’i rikthyer demokracinë Shqipërisë.

8 komente në “Lulzim Basha nga Brukseli: Do të hyjmë në Parlament, lufta jonë edhe brenda, edhe jashtë tij”

  1. Kesi says:

    banditet dhe plaçkitesit jane jashte dhe retendojne te hyjne ne parlament se do te ndihmohen edhe nga fondamentalisti Al Bin Kurti!Ndaj o Lul mos u shkul ,por vazhdo variantin tend se jam i bindur qe ne 2085 do mund ta debosh PS nga pushteti!Ju mund ta fitoni nese del ne skene perseri partia e Punes se ajo kishte antare biroje si Mziu,si Mul Noka si medioker si Mark Marku apo teveqela si Agron Gjon Markagjoni apo kastravece si Edi Paloqia!Nuk fitohet pushteti atje ku Rama ngul e Ti shkul!

  2. Bardha says:

    Gjalle ashte ky idiot profesional

  3. DinPak says:

    Te lumte Lul!
    Paske vajtur ne Bruksel per te vertetuar qe nuk te ndalon njeri te vesh. Po nje cike me tutje, vete dot?

  4. Sul Koburja says:

    Lul mos u kthe ,qendro ne Hollande ,Saliu do behet krietar.

  5. gjergji says:

    Ju lutemi Luli:mos hyni ne parlament.Bejeni popullit se paku nje te mire.Prania e juaj ne parlament perfundimisht jo vetem qe e demton Shqiperin e popullin e saj por vendi do bej regres ne te gjitha fushat e jetes.Sjellja super agresive dhe e neveriteshme e juaj e bazuar mbi genjeshtat,manipulimet e inskenimet te habiteshme mashtruese nuk krijojne mundesin e nje pune normale ne parlament por e kethen ate ne aren “perleshjesh” TE HORAVE E VAGABONDAVE qe fatkeqesisht jane me shumic dermuse ne PD.
    Nuk kemi nevoj per konflikte te egra,por per pune e pune ka shume.Luli: ne vend te punes ju doni e krijoni konfikte te habiteshme e te kota,prandaj Ju lutemi mos e merrni ne qafe Shqiperin e largojuni e mos hyni ne parlament.

  6. Ti Lul nuk e di kuptimin e fjalës luftë se je i zhytur në miliona. Di vetëm të bësh teatër e të tërhiqesh në momentin e fundit duke lënë njerëzit në baltë. Luftë bën populli i thjeshtë përditë për mbijetesë, për të gjetur një punë, për të mos iu shkelur të drejtat dhe dinjiteti. 8 vite në opozitë nuk fitove asnjë betejë. Ça lufte do bësh ti? Luftë me bojë, vezë e miell?! Leri teatrot se nuk të beson më njeri. Ose mos u fut fare në parlament (edhe nëse pranon mandatet) dhe fillo protestat masive, ose boll na çave trapin 8 vite me gënjeshtra! Aq para keni vjedhur kur ishit 8 vite në pushtet saqë nuk ju bën më përshtypje 12 vite në opozitë, se i keni xhepat plot! Ça kujton ti se populli është budalla?! Dihet që ti&CO keni marrë pjesën (shpërblimin) nga tepsia e pushtetit të Ramës. Kujdes me teatrin opozitar që do të bësh tani e tutje se mund të kesh shumëkënd kundra, madje edhe mund të shkriheni fare si parti. Mjafton ca Non Grata të tjerë! Lëri lojrat, bëj opozitë tamam ose do përfundoni shumë keq si PD, nuk ju beson më njeri! Nuk mban më ujë pilafi! Si opozitë fasadë nuk keni vlerë e nuk i duheni as dreqit! Mund të krijohen opozita të reja fasadë sa të duash. Prandaj, kujdes me talljen e bythës me popullin kësaj radhe, se i ke preçedentët për teatrin që bën dhe lojën e dyfishtë.

  7. Loreta says:

    Nuk i njohim zgjedhjet po do jemi ne parlament. Dmth,”nuk me ha,po e kruaj”U mesuam me kete zoteri, ne mengjes thote “nuk do e ha te njome”,e ne darke e ha te thate,,, ???

  8. Ansambli Rrospia ,
    i ka qit n’xhiro putan salia
    me bo karier neper eUrop ,
    me u qi n’byth e peth bash me u ngop ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje