Edhe pse premtoi të linte të lira vendet anëtare për të njohur të gjitha vaksinat, Bashkimi Europian po kërkon që turistët e vaksinuar me dozat kineze apo ato ruse të mos lejohen të hyjnë në Europë.
Kjo qasje “me dy fytyra” e unionit po udhëhiqet nga Gjermania dhe Franca, të cilat po ushtrojnë presion që vendet e tjera të mos pranojnë udhëtarë të vaksinuar me Sputnik V, vaksinën kineze Sinovac apo atë Sinopharm. Lëvizja vjen vetëm dy javë pasi shtetet e unionit filluan të hapin kufijtë për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit dhe ka ngritur shqetësime se mund të çojë në kufizime të tjera për udhëtarët shqiptarë ose në mbyllje të kufijve.
Ajo që është është vënë më së shumti në presion për të mos pranuar më turistë që janë vaksinuar me vaksina të paautorizuara nga Agjencia Europiane e Barnave është Greqia fqinje.
Vendi fqinj hapi ditë më parë kufijtë tokësorë, përfshirë edhe ato me Shqipërinë duke pranuar edhe të gjithë turistët e vaksinuar me vaksinat kineze dhe ruse.
Por ky vendim nuk është pritur mirë nga Franca dhe Gjermania, të cilat thonë se nuk duhet të jetë në dorë të vendeve anëtare të vendosin se çfarë vaksinash do të njohin. Presidenti Francez Emmanuel Macron që këmbëngul se vendet anëtare duhet të jenë të jenë të gjitha në një faqe dhe të pranojnë vetëm të vaksinuarit me dozat e miratuara nga BE.
Duke folur pas një samiti dy-ditor në Bruksel, Macron sulmoi ashpër Greqinë dhe vendet e tjera që pranonin këta turistë, duke paralajmëruar se unioni duhet të njohë vetëm vaksinat më të mira veçanërisht tani që varianti Delta po përhapet.
Ai tha se ishte “në linjë” me Kancelaren gjermane Angela Merkel për nevojën e vigjilencës dhe koordinimit kur bie fjala tek pranimi i turistëve nga vendet e treta.
Kjo qasje e ashpër e Bashkimit Europian mund të rezultojë me mbylljen e kufijve për vendet e Ballkanit Europian dhe Shqipërinë, e cila ka vaksinuar pjesëm më të madhe të popullatës me vaksinën kineze Sinovac. Disa prej vendeve të BE, përfshirë, edhe Greqinë, Austrinë apo Hungarinë nuk kanë marrë parasysh llojin e vaksinës, duke pranuar të gjithë qytetarët e vaksinuar. Por kjo ka gjasa të ndryshojë.
Duke u dorëzuar para kritikave të Gjermanisë dhe Franca, Greqia ka vendosur të dielën të kërkojë një test PCR për të gjithë turistët e vaksinuar me vaksionën ruse, Sputnik V. Në prill, ministri grek i turizmit Haris Theocharis siguroi rusët se Greqia do të njihte vaksinën ruse si ekuivalente me vaksinat europiane, por duket se është tërhequr nga ky premtim.
Vendimi erdhi një ditë pasi kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Greqia ishte treguar shumë e nxituar me njohjen e vaksinës Sputnik V pasi nuk është aprovuar nga EMA dhe për këtë arsye, efektiviteti i saj drejt rritjes së variantit delta është e paditur.
Burime nga Komisionit Europian thonë për EURACTIV se Berlini dhe Franca po bëjnë presion vendeve si Greqia apo Qipro për të mos pranuar as turistët e vaksinuar me vaksinat kineze. Presoni ka shkaktuar një sërë kritikash në Athinë, me një sërë ekspertësh që sugjerojnë që qëndrimi i Gjermanisë nuk vjen si befasi dhe akuzojnë Berlinin për marrjen e një qëndrimi “totalitar” edhe për këtë çështje.
Shumë besojnë gjithashtu se Merkel dëshiron të bindë gjermanët të mos udhëtojnë në Europën Jugore për pushime, por dëshiron t’i mbajë ata në Gjermani për të rritur turizmin e brendshëm”, shkruan “Euractiv”.
Nga 1 korriku, të gjitha vendet e BE-së do të pranojnë vizitorë nga vendet e tjera anëtare që mbajnë Certifikatën dixhitale të BE-së. Kjo certifikatë njeh vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave, përkatësisht Pfizer, J&J, Moderna dhe AstraZeneca.
Por kur miratoi përdorimin e kësaj certifikate vaksinimi, BE theksonte në një udhëzim se do të lejonte një vend të njohë vaksinat e tjera nëse ato janë miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Nisur nga ky vendim , Greqia ishte ndër vendet e para të unionit që vendosi të njihte edhe vaksinat e përdorura jashtë BE
Por Macron thotë se qeveritë e BE duhet të sigurojnë koordinimin e duhur në javët e ardhshme. “Ky koordinim është i nevojshëm për hapjen drejt vendeve të treta”, tha Macron, duke shtuar se kjo është thelbësore që çertifikata e BE të jetë “plotësisht e efektshme”.
Merkel dhe Macron nuk janë të vetmit që kanë dalë kundër pranimit të vaksinuarve me vaksina kineze dhe ruse. Një qëndrim të tillë ka shprehur edhe Italia, e cila është ndër vendet e pakta europaine që nuk ka hapur dyert për turistët shqiptarë. Kryeministri italian Mario Draghi tha të premten gjatë një konferencë shtypi pas Këshillit të BE se vaksinat ruse dhe kineze nuk duken efikase.
“Ne duhet të vazhdojmë me vaksinimet, vaksinat Sputnik dhe ajo kineze nuk duket të jenë efikase”, tha Draghi, duke shpresuar për një reformë të EMA. “Sputnik nuk arriti të merrte miratimin e EMA dhe mbase nuk do ta marrë kurrë. Vaksina kineze nuk është e përshtatshme për t’u marrë me pandeminë”, shtoi ai.(SI)
Ka ardhur momenti të mendohet një e ardhme pa BE….jo për gjë por është një organizëm i vdekur që gjeja e vetme që bën është të tregojë arrogancën e saj ndaj vendeve më të dobëta. Jo për gjë po nëse rusia dhe kina të zbatonin reciprocitetin për vaksinat këta dele të BE do tërhiqeshin direkt me bisht ndër shalë. BE është tashmë e diskutuar nga këta politikanë mediokër që e udhëheqin…..vaksina nuk japin dhe ngrijnë supet duke thënë bëni derman vetes tuaj dhe kur vendet gjejne zgjidhje bëjnë këtë kufizime që të bëjnë të vjedhesh……Si shqiptar, uroj që vendi të zhvillohet vetëm me zgjuarsinë e dhe kapacitet që kemi pa shtrirë më dorën nga kurva Europe.
Vaksinat kineze jane me te mira se ato qe perdor BE. Pse? Sepse ato perdorin virus te dobesuar (metode e vjeter e prodhimit te vaksinave). Ndersa vaksinat qe perdor BE kane si baze ose RNA ose ADN. Keto te fundit jane te rrezikshme sepse si ARN dhe ADN mund te futen ne bluprintin (ne ADN-ne e njeritu) e njeriut dhe te shkokatojne ndryshime (mutacione) ne gjenet dhe sigurisht me pasoija te paparashikueshme per te ardhmen e atyre qe kane marre vaksinat. Ndersa vaksinat kineze duke qene se perdorin virus te dobesuar nxisin sistemin imun te njeriut qe ti njohe viruset dhe te prodhoje anti-trupa kunder virusit dhe jo kunder ARN apo ADN te vaksinave perendimore. Si ARN dhe ADN te virusit jane te mbeshtjella dhe qelizat imune nuk mund ti njohin viruset, por pjese te tyre qe jane brenda te mbeshtjella nga nje zarf apo membrane. Nuk po hyj ne shume detaje por mund te them se vaksinat kineze jane me te sigurta dhe me te mira. BE nuk do t’a pranoje per qellimet e veta. Kush jane keto qellime? Vetem nje Perendi e di!
Keto vendet e BE sı Franca Gjermanıa dhe ndonje shtet tjeterkerkojne te bejne polıtıke edhe me jeten e njerzeve,Ka nje vıt qe AMA nuk mıraton dhe as nuk krıtıkon vaksınen Ruse dhe Kıneze,Bejne polıtıke me jeten e njerzımıt, Ku eshte e keqıa qe keto vaksına ı kane popujt e Kınes dhe te Rusıse dhe nuk kemı ndıgjuar ndonje te keqe nga perdorımı ı tyre,
Cila eshte asyeja per te cilen vaksinohet nje person ? Europa e ka hallin tek shendeti i njeriut apo parate e firmave pordhuese farmaceutike ? Kjo duket se bie pak erë parash per tu fituar. Nese njeru ka hall shendeti duher te beje vaksinen cilado qofte nga te katerta apo te pesta qe jane aprovuar nga OBSH. Nese ka hall qe ta pranoje UE-ja duhet te beje ato vaksina qe ajo njeh. Pra njeriu duhet te ndaje arsyen perse vaksinohet , kjo ka shume rendesi. Arsyet e UE-se per rrefuzim , besoj se jane tregetare .