Sandër Lleshaj pranon përplasjen me Pjerin Ndreun: Kam patur divergjenca, vazhdoj të kem qëndrim ndryshe

29 Qershor 2021, 11:27Politika TEMA

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka pranuar se ka patur përplasje të forta me kryebashkiakun socialist të Lezhës, Pjerin Ndreu, gjatë kohës që ishte drejtues politik në qarkun e Lezhës.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, Lleshaj tha se me kryebashkiakun socialist ka patur divergjenca, por jo konflikt të fortë. Konflikti mes tyre ka qenë menaxhimi i bregdetit.

Keni patur konflikt me Pjerin Ndreun?

Nuk kam patur konflikte të natyrës politike as personale. Unë kam shërbyer për një periudhë si drejtues politik në qarkun e Lezhës, kam disa standarde që nuk i thyej, ka patur divergjenca në qëndrimi, por jo konflikte. Nuk kam patur ndonjë bashkëpunim të thellë, pasi kemi qenë në pozicione të ndryshme. Kam patur divergjenca, padyshim kam patur divergjenca.

Për çfarë?

Qëndrimi për menaxhimin e bregdetit. Aty kemi patur divergjenca. Unë vazhdoj të kem qëndrim ndryshë për vijën bregdetare. Mendoj që duhet t’i shërbejë publikut.

1 komente në “Sandër Lleshaj pranon përplasjen me Pjerin Ndreun: Kam patur divergjenca, vazhdoj të kem qëndrim ndryshe”

  1. Pokeristi says:

    Je i sakte z.Lleshaj.Bregdeti eshte prone publike dhe duhet t’i sherbeje popullit,ne rradhe te pare.Menaxhimi ibregdetit ashtu si edhe çdo prone publike kerkon kulture demokratike,kerkon pergjegjesi dhe ndergjegjesi kolektive.Do integritet,do perkushtim.
    Çdo drejtues ne shkallet e pushtetit i ka te domosdoshme keto cilesi.Z.Ndreu a kushdo tjeter duhet te largohen nga pozicjoni aktual po si sherbeu interesit kolektiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje