Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer ka kritikuar ashpër organin drejtues të futbollit europian UEFA për lejimin e turmave të mëdha në ndeshjet e Euro 2020, e gjitha kjo mes pandemisë së koronavirusit.
Gjermania lejoi një numër të kufizuar të tifozëve për të hyrë në stadiumin e Mynihut, por ”Wembley” i Londrës kishte mbi 40 000 tifozë për fitoren 2-0 të Anglisë ndaj gjermanëve në raundin e 1/16.
“Unë e konsideroj pozicionin e UEFA-s absolutisht të papërgjegjshëm”, theksoi Seehofer në një konferencë shtypi.
“Ne të gjithë e dimë që shmangia e kontaktit dhe disa rregulla higjienike janë thelbësore për të kapërcyer infeksionet”, shtoi ai.
”Kur shihni imazhe të njerëzve shumë të afërt me njëri-tjetrin duke festuar suksesin me përqafime të mëdha është e paramenduar që kjo do të inkurajojë infeksionet”, shtoi Seehofer./