Dështimi i papritur: Deschamps do të vijojë në krye të Francës

30 Qershor 2021, 19:29Sport TEMA

Humbja e Francës ndaj Zvicrës dhe eliminimi i parakohshëm i “Gjelave” nga Evropiani bënë që të vihej në dyshim vazhdimësia e Didier Deschamps në stolin e kampionëve të botës.

Por, sipas “L’Equipe”, trajneri nuk do të ndryshohet të paktën deri në Botërorin e Katarit. Federata Franceze e Futbollit (FFF) nuk ka ndërmend të përfundojë bashkëpunimin me Deschamps, madje mendon që t’ia zgjasë kontratën edhe për dy vite të tjera.

Në horizont vijon të mbetet emri i Zinedine Zidane, sidomos pas largimit të tij nga Real Madrid. Por, në Francë janë të bindur se nëse do të bëhet rotacioni Deschamps-Zidane, do të ndodhë vetëm pas Botërorit të vitit 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje