Një tifoz nga Gjermania ka fituar plot 106 mijë euro me baste, me dy ndeshjet e ditës së pardjeshme në Europian.
Tifozi në fjalë, vendosi të luajë në skedinën e tij, dy ndeshjet Kroaci-Spanjë dhe Francë-Zvicër, me rezultat të saktë. Ai i vendosi 5 euro parashikimit se të dyja ndeshjet do të përfundonin me rezultatin 3-3 pas kohës së rregullt dhe arriti të fitojë një shifër të majme.
Tifozi mbushi llogarinë e tij me 106 mijë euro, me vetëm 5 euro të luajtura. Ankthi te gjermani me siguri ishte i madh, duke ditur se të dyja ndeshjet u barazuan në minutat e fundit. Kujtojmë se pas shtesave dhe penalltive, në çerekfinale u kualifikuan Zvicra dhe Spanja.
Esht fallco sepse kumarxhinjt e dine mire se ska mundesi me 5 euro te fitosh ate shume me dy ndeshje sado te jete koeficenti.fake news
Eshte e sakte… koefiçenti per nje rezultat eshte 150 x 150 = 22500 koefiçenti i pergjithshem shumezoje me 5 € te del shifra tamam
Eshte e sakte… koefiçenti per nje rezultat eshte 150 x 150 = 22500 koefiçenti i pergjithshem shumezoje me 5 € te del shifra tamam