Futbolli dhe Europiani përfshin çdo moshë, dhe gjithkënd, pasi është muaji i futbollit.
Një mikeshë speciale ishte e ftuar të hënën në mbrëmje në “Eurozone”.
Perla Demi, një tifoze e Francës, vetëm në klasën e shtatë, por me një gamë të gjerë informacioni, dhe mbi të gjitha, një vajzë në këtë moshë që kishte ndjekur të gjitha sfidat e këtij kompeticioni deri tani. Tifoze e PSG, e Mbappe’ dhe e Francës sërish ajo mendon se, edhe pse Franca doli jashtë Europianit, mbetet skuadra më e mirë.
Kush janë sipas saj skuadrat më të mira, tani që Franca iku? Anglia dhe Italia, por Perla e shkathët nuk e ndërron skuadrën e saj kurrsesi me askënd tjetër.
Një risi, një fenomen, në këtë moshë me një info thuajse të plotë për atë që prodhon futbolli.