Italia është në çerekfinalet e europianit, ndërsa të kaltrit pretendojnë triumfin final.
Sulmuesi kryesor i trajnerit Roberto Mançini, Çiro Imobile kujton se kombëtares i kanë mbetur edhe tre ndeshje për të triumfuar, ndërsa shton se ai do të hiqte dorë nga golat vetëm për të fituar me ekipin.
“Do t’i leja menjanë golat e mi, vetëm për të fituar me skuadrën. Rekordet janë të bukur për t’u thyer, por unë preferoj të fitoj.
Spanja, Belgjika, Gjermania dhe Anglia janë ekipet më të forta, kemi edhe tre ndeshje për të shkuar deri në fund.
Nuk ka sfidë mes meje dhe Lukakut. Herën e fundit kur u përballëm ai shënoi dy gola, por tani është Belgjikë-Itali.
Ta evitojmë sfidën brenda sfidës. Lukaku ka shumë forcë fizike, shpejtësi. Është përmirësuar me Konten”, u shpreh Imobile.