Mbappe reagon pas humbjes së penalltisë që eliminoi Francën: Më vjen keq, doja të ndihmoja ekipin, por s'munda

29 Qershor 2021, 10:41Sport TEMA

Kampionët e botës kanë dështuar në fazën e parë të eliminimit direkt në Euro 2020. Zvicra arriti që të fitonte me 11-metërsh përballë Francës, pas gabimit nga pika e bardhë të Mbappe.

Kylian Mbappe reagoi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram, ku për të shprehur trishtimin e thellë për eliminimin, kishte zgjedhur dy foto të tijat pas gjuajtjes së penalltisë, me lojtarët e Zvicrës në sfond, të cilët kanë vrapuar për të festuar fitoren.

“Më vjen keq për humbjen e penalltisë. Doja të ndihmoja ekipin, por nuk munda. E di që jeni zhgënjyer, por dua t’iu falënderoj për mbështetjen tuaj dhe besimin”, shkroi futbollisti.

Ndërsa theksoi se gjëja më e rëndësishme është ringritja më i fortë për sfidat e ardhshme, i të njëjtit mendim ka qenë dhe trajneri, i cili u shpreh në një intervistë pas ndeshjes Francë-Zvicër se nëse humbin, humbin të gjithë si skuadër dhe faji nuk mund t’i delegohet vetëm një lojtari.

Në fund të postimit të tij, Kylian Mbappe ka uruar Zvicrën për fitoren.

2 komente në “Mbappe reagon pas humbjes së penalltisë që eliminoi Francën: Më vjen keq, doja të ndihmoja ekipin, por s’munda”

  1. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Mpape ka te gjitha mundesite te jete nje lojtar i madh , ne fund te komentit te tij tregon dhe lartesine e nje njeriu te madh , pasi uron Zvisren per kalimin ne turin tjeter , keshtu duhet te jesh sot , i sinqerte dhe i drejte , sepse dhe lojtaret e Zvisres luftuan dhe triumfuan , dhe minimalja eshte tu shterngosh doren dhe ti urosh , jo si pisanjozi Ronaldo , nje egoist , nje mendjemadh dhe nje njeri qe mendon perhere vetem e vetem per interesin e tij personal , nuk uron kurre ekipin kundershtar , i shikonte pardje lojtaret e Begjikes sikur te ishin minje , dhe jo sikur ishin po ata qe i ulen koken Ronaldos …..bile as Mesi ,as ai nuk uron ….. keta te dy ikonat e futbollit modern mund te jene lojtare te medhenj por jane njerez shpirt ngushte dhe cinik , kujtojne se cdo gje eshte e tyre dhe u takon me cdo kusht …..me erdhi shume keq qe i ndodhi Mpapese , vec nuk ka asgje per tu ulur koken , ishte nje ndeshje e vetme , te tilla ndeshje do tu dalin perpara ne te ardhmen …….

  2. Bardha says:

    Ndeshja kishte vetem nje emer,ai ishte Xhaka,ai i peshurri mediet angleze qe kishin 1vit qe e sulmonin,komentatoret e medieve ma te mira ne bote i sollen lavdrimet ma te mira,dhe perballe yjeve te Frances ky ishte super ylli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje