Zvicra shkakton surprizën e madhe të “Euro 2020”, duke eliminuar Francën pas series së 11-metërshave.
“Gjelat” u befasuan nga Seferovic, në minutën e 15 të pjesës së parë, duke e parë veten në disavantazh. Sikur të mos mjaftonte kjo, në pjesën e dytë (55’) Zvicra fiton penallti, por Ricardo Rodriguez nuk mposht dot portierin Lloris, duke humbur rastin më të artë për të dyfishuar rezultatin.
Kjo shënoi pikën e kthesës për Francën, që 4 minuta më vonë barazoi me anë të Benzema, pas një pasimi të bukur të Mbappe. Dy minuta më vonë, ishte sërish Benzema që finalizoi një aksion të përkryer të francezëve dhe i dha avantazhin kampionëve në fuqi të botës.
Në minutën e 75, Pogba u mendua se vulosi ndeshjen me një gol fantastik nga jashtë zone, por Seferovic dhe Gavranovic, në 10 minutat e fundit të takimit, barazuan rezultatin, duke e çuar ndeshjen në shtesë.
30 minutat e shtesës nuk ndryshuan rezultatin dhe gjithçka u zgjidh me anë të serisë së 11-metërshave, aty ku Zvicra u tregua më e saktë dhe tashmë do të përballet me Spanjën në çerekfinale.
Bravo Zvicra,fitore e merituar e ekipit te saj Kombtar e dirigjuar nga shqiptari Granit Xhaka.Zvicerianet sot i mpaoshten francezet trajneri i te cilve ne fillim te ndeshjes ishte duke qeshur dhe kapadai.Malsori Boston.
Kur Cekia nxorri jasht Europianit bytheqiret e Hollandes, thash se tani e ka rradhen Zvicra te nxjerre jashte ketij kampionati Francen e bythezinjve.
Me ne krye nje Granit Xhaka te shkelqyer Zvicra beri histori. Mekat qe ky lojtar i mrekullueshem nuk do luaje kunder Spanjes pasi ka 2 kartona te verdhe, sidoqofte djemte e bene detyren duke eleminuar nje ekip qe mban titullin e Kampionit te Botes.
BRAVO! BRAVO! BRAVO!
ndeshje e shitur dihet
dy ndeshje ne nje dite me nje skenar nga 3-1 ne 3-3?
Ndeshje e shitur ne finalet e evropianit !!?? Po pse , pa buke kishin mbetur lojtaret e kombetareve dhe federatat e shteteve evropiane , sa te shisnin ndeshjet ?! Ike ore ,mos na can trapin .