Legjenda Pele në krah të Mbape: Mbaje kokën lart, nesër dita e parë e një udhëtimi të ri

29 Qershor 2021, 11:33Sport TEMA

Kilian Mbape pati fatin e keq mbrëmjen e djeshme të humbiste penalltinë vendimtare për Francën, dukë bërë që festa të ishte në kampin e Zvicrës.

Sulmuesi, një nga më të mirët në botë, mbeti i dëshpëruar pas gabimit ndërsa me siguri do ta vuajë për disa kohë në anën psikologjike.

Megjithatë, për t’i ngritur moralin 22-vjeçarit, ka menduar një legjendë e futbollit si Pele.

Ky i fundit reagoi menjëherë pas eleminimit të Francës, e në rrjetet sociale mbështet Mbape duke theksuar se ai duhet ta mbajë kokën lart.

“Mbaje kokën lart Kilian! Nesër është dita e parë e një udhëtimi të ri”, shprehet Pele, i cili ka pasur gjithnjë një vlerësim të lartë për francezin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje