Mourinho: Pas ikjes së Portugalisë bëj tifo për Italinë. Ja kë shoh në finalen e Europianit

29 Qershor 2021, 12:39Sport TEMA

Numërimi ka nisur mbrapsht deri në prezantimin zyrtar të José Mourinho në stolin e Romës.

Ndërsa është në pritje për të takuar ekipin e tij të ri, “Special One” pranoi se në “Euro 2020”, pas eliminimit të Portugalisë, ai do të brohorasë për axurrët.

“Ndihem i lidhur me Italinë sepse, si trajner i Romës kam lojtarë të kombëtares aty.

I uroj më të mirën Leonardo Spinazzola, që po luan shumë mirë, dhe Bryan Cristante, që vjen nga pankina. Italia kundër Anglisë në finale do të ishte skenari perfekt për mua, – tha trajneri luzitan për “Times”. – Do të doja që Harry Kane të merrte trofeun në duart e tij nga Aleksander Ceferin. Nëse ata mundin Gjermaninë, i shoh në ‘Wembley’, në finale”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje