Euro 2020: Anglia në çerekfinale, Sterling dhe Kane gjunjëzojnë Gjermaninë

29 Qershor 2021, 19:53Sport TEMA

Anglia ka arritur të mposhtë me rezultatin e pastër 2-0 Gjermaninë, duke avancuar në çerekfinalet e “Euro 2020”.

Pas një pjese të parë pa gola, yjet e Anglisë ishin ata që lanë shenjë në këtë supersfidë. Sterling fillimisht (75′) dhe Kane më pas (86’) ishin autorët e golave në këtë fitore historike të anglezëve.

Thomas Muller pati rastin më të mirë për të barazuar kur ndeshja ishte 1-0, por futbollisti i Bayern nuk arriti që të mposhtë Pickford kur ishte i vetëm përballë tij.

Anglia pret në çerekfinale fituesen e çiftit Suedi-Ukrainë.

2 komente në “Euro 2020: Anglia në çerekfinale, Sterling dhe Kane gjunjëzojnë Gjermaninë”

  1. Mandi says:

    Pavaresisht se jam fans i deutche keto ndeshje zgjidhjen nga episode dhe duam sduam Anglia i ka elementat qe zgjidhin ndeshjen . Ndeshja qe e barabarte gjithsesi. Gjermanise i duhet pune dhe mbi te gjitha i duhet nje lojtare goli qe ka shum kohe qe spo e prodhon me Bundesliga .

  2. Doja te kuaifikohej Gjermania .

    So ein Pech !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje