Ilir Meta e pajisi në mënyrë të paligjshme me pasaportë shqiptare, Cobbina rikthehet në burg!

29 Qershor 2021, 22:14Sport TEMA

Telashet nuk kanë të sosur me lojtarët e huaj në vendin tonë, e sidomos me ata arikanë, të cilët herë lënë gjurmë e herë jo, por mbahen mend nga bëmat që ndodhin jashtë fushave…

Gjykata e Tiranës dënon me katër muaj burg ish-lojtarin e Tiranës Uinful Kobinah, ndërsa ganezi është shpallur në kërkim dhe nëse arrestohet do të shkojë në burg.

Futbollisti është larguar nga Shqipëria dhe prej tetorit 2020 deri në 1 qershor 2021 nuk është paraqitur te shërbimi i provës për të shlyer dënimin prej 100 (njëqind) orë punë në interes publik pranë Bashkisë Tiranë, që duhet ta kryente brenda një afati prej 6 (gjashtë) mujor.

Por, duke qenë se nuk e ka zbatuar këtë vendim, gjykata më pas ka dal në kokluzion se lojtari Kobina duhet të kthehet në burg, sepse ka rrezikshmëri të lartë…

Kujtojmë këtu që Kobina u pajis nga Ilir Meta me pasaporte shqiptar në mënyrë skandaloze dhe të jashtëligjshme.

Meta ia dhuroi  pasporten lojtarit brenda 8 orësh, pa asnjë verifikim siç e përcakton ligji, ndërkohë që ky futbollist ishte i pandehur për falsifikim të lejes së qëndrimit në Shqipëri.

2 komente në “Ilir Meta e pajisi në mënyrë të paligjshme me pasaportë shqiptare, Cobbina rikthehet në burg!”

  1. Hajro Lula says:

    Po dekorate i ka dhene ??? Se Muti dekoronte kedo , i ka bere dekoratat si stemat kineze …..shkoje ne portin e Durresit kur sillnin kinezet ndihmat dhe u thoshe : Mao , Mao , ata mbusbnin grushtin dhe ti jepnin …..keshtu dhe Like hajduti …thua sot Likja , Likja …dhe Like pordha te vari dekoraten …o sa i koruptuar eshte ky ore ….ske ku e kap se te qelbet dora ……

  2. Loni says:

    Ss more beri parlamenti qe e shlarkoi kete hajdut qe edhe ne presidence filloi me shit pasaporta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje