10 milionë euro çojnë Hysajn në kryeqytet, largohet nga Napoli

1 Korrik 2021, 12:07Sport TEMA

Elseid Hysaj do të jetë lojtar i ri i Lazio. Palët kanë arritur akordin parimor dhe tashmë pritet vetëm firma në kontratë.

Përveçse një hap i rëndësishëm në karrierë, nga ky transferim 27-vjeçari do të bëhet edhe “i pasur”. Pas largimit me parametër zero nga Napoli, mbrojtësi shqiptar pritet të firmosë kontratë 4-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për vitin e pestë.

Sipas marrëveshjes, Hysaj do të përfitojë 2,5 milionë euro rrogë në sezon, të cilave u shtohen edhe bonuset për paraqitjet individuale dhe rezultatet e skuadrës.

Me llogari të thjeshta, vetëm nga kontrata bazë për katër sezone, ylli i Kombëtares shqiptare do të përfitojë 10 milionë euro rrogë.

1 komente në “10 milionë euro çojnë Hysajn në kryeqytet, largohet nga Napoli”

  1. Tetovari2 says:

    I uroj fat dhe suksese!Shyqyr që më në fund u
    largua nga kthetrat e klubit me drejtor mafioz!!!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje