Operacioni “Shpirti”, përfaqësuesi i Eurojust: Grupet mafioze shqiptare dhe italiane, janë në nivelet më të larta të kriminalitetit botëror

2 Korrik 2021, 11:18Kronika TEMA

Përfaqësuesi i Eurojust, Filippo Spiezia ka dhënë komentet e tij në konferencën e përbashkët për operacionin ”Shpirti” të shtrirë në disa shtete.

Spiezia thotë se kriminaliteti shqiptar e italian janë të verifikuara tashmë në nivelet më të larta të kriminalitetit botëror dhe veprimi i fundit është shumë i rëndësishëm.

Ai komplimentoi autoritet shqiptare dhe të gjitha ato të përfshira në operacion ndërsa shton se pa luftuar pastrimin e parave s’mund të ketë zhvillim ekonomik.

”Faleminderit zoti prokuror, faleminderit për ftesën. Prokurorit të Barit, kolegëve të SPAK dhe Prokurosë së Barit, Anti-Mafias, drejtorit të DIA-s, Policisë shqiptare dhe italiane të përfshirë në këtë operacion të shkëlqyer. Komplimentet e mia në këtë veprim të rëndësishëm.  Niveli shumë të lartë, krimi i organizuar transnacional.

Të sigurojmë ligjshmërinë dhe zhvillimin ekonomik. Pa luftuar riciklimin e parasë s’mund të ketë zhvillim ekonomik. Në një punë që është akoma më e gjatë, sepse kriminaliteti shqiptar dhe italian mafioz tashmë janë të verifikuara në nivelet më të larta të kriminalitetit botëror. Është shumë e rëndësishme që ky udhëtim të vazhdojë.

Faleminderit Spiezia është shumë e rëndësishme mbështetja nga Eurojust. Ne kemi prokuror përfaqësues aty dhe po shkëmbejmë informacion aty. ”- tha Spiezia.

3 komente në “Operacioni “Shpirti”, përfaqësuesi i Eurojust: Grupet mafioze shqiptare dhe italiane, janë në nivelet më të larta të kriminalitetit botëror”

  1. genti55 says:

    Po kush e ben pastrimin e parave?! Bankat me te medhaja boterore. Fillojeni me mafiozet e kollarisur, pastaj merruni me Escobar-et. Peshku eshte i qelbur ne koke!

  2. Njeres pa (qe nuk duan)pune says:

    He se keshtu thone per te gjithe keta….fuqia e nje mafje eshte ne raport me fuqine e shtetit nga vijne, gjithmone, nuk mund te jete me e forte “mafja “(nafija,ha ha) shqiptare, nga ajo ruse, kineze apo italiane dhe keshtu me rradhe…sidoqofte e konsideroj nje shenje shume te mire per funksionimin sado pak te organeve te policise dhe drejtesise shqiptare, si dhe bashkepunimin e saj me organe nderkombetare, qe do te thote vetem nje gje: forcimi i rendit ne vend edhe pse me shume veshtiresi nga katraura e 30 vjeteve te fundit, ku smerret me vesh kush eshte ujku dhe kush qengji…..urime

  3. Populli says:

    Po te mos ishte canabis sativa, Shqiperia do te ishte katandisur me keq se e la Enver Hoxha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje