Komisioneri Publik, Florian Ballysa i cilësoi jo shkarkuese problemet e evidentuara në dy vendimmarrje të gjyqtarit te Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, si dhe balancat negative në disa vite. Lala pretendoi se vendimet i kishte marrë bazuar në ligj; se kishte pasur burime të ligjshme për shpenzimet e investimet e kryera dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit të tij në detyrë.
Nga Edmond Hoxhaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën me konkluzionet përfundimtare të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa lidhur me ankimin e ngritur prej tij ndaj vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, Ramiz Lala – si dhe me konkluzionet e këtij të fundit.
Në përfundim të konkluzioneve, Komisioneri Ballhysa deklaroi se gjetjet për profesionalizmin dhe balanca negative për pasurinë nuk janë të mjaftueshme për shkarkimin e gjyqtarit Lala, i cili edhe ky kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë.
Gjyqtari Ramiz Lala u konfirmua më 26 korrik 2019 nga KPK. Hetimi i KPK-së u fokusua në një apartament prej 86.6 m2 në Tiranë; një sipërfaqe trualli të ndodhur në Paskuqan të Tiranës, si dhe mbi një ndërtesë dy-katëshe të ngritur në këtë truall. Gjithashtu, pjesë e verifikimeve u bënë edhe të ardhurat në vitet 2003-2006 nga puna si avokat, për të cilat gjyqtarit Lala iu kalua barra e provës dhe ai dorëzoi dokumente shtesë në KPK, që sollën përmbysjen e balancës negative.
Një denoncim i firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit rihapi procesin e vetingut për Lalën dhe Komisioneri kërkoi hetimin e dy vendimarrjeve të të tij lidhur me çështje me palë paditëse dy punonjës policie dhe palë të paditur Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Gjithshtu, gjatë procesit në Kolegj u krye edhe analizë financiare prej nga rezultoi balancë negative në shumën 939 mijë lekë për vitet 2011, 2014, 2015 dhe 2016. Ballhysa në ankim kërkoi ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit.
Gjatë seancës së të mërkurës, Komisioneri tha se u qëndronte parashtrimeve lidhur me dy çështjet e analizuara për kriterin e profesionalizmit.
Ai tha se në vendimarrjen e vitit 2019, me palë pditëse S.R. dhe palë e paditur Policia e Shtetit, kishte elementë që duhet të shqyrtohen nga kolegji në funksion të rivlerësimit për profesionalizmin, konkretisht ato që kishin të bënin me gjënë e gjykuar dhe shkaktimin e dëmit pasuror përtej përcaktimit në vendimin e Gjykatës së Lartë nëpërmjet masës së dëmshpërblimit të caktuar nga Lala.
Për vendimin tjetër të vitit 2017, me palë paditëse A.Gj. dhe palë e paditur, po Policia e Shtetit, Ballhysa evidentoi si element që duhej shqyrtuar dhënien e gradës gjyqësisht, pa iu nënshtruar më parë procesit të konkurrimit.
Por, Ballhysa i konsideroi problemet e konstatuara të pamjaftueshme për ta vlerësuar gjyqtarin Ramiz Lala të papërshtatshëm për profesionalizmin.
Ai shtoi se edhe balanca negative në shumën 939 mijë lekë e konstatuar në katër vite që i janë nënshtruar procesit të rivlerësimit, nuk është e mjaftueshme për ta kualifikuar deklarimin për pasurinë si të pamjaftueshëm.
Komisioneri evidentoi se shkaqet veçmas nuk janë shkarkuese dhe në përfundim kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Ramiz Lala dhe transferimin për inspektim të vendimit nr. 254, datë 14 maj 2019, me palë paditëse S.R. dhe palë e paditur Policia e Shtetit.
Gkyqtari Lala e kundërshtoi konstatimin e Komisionerit se në këtë çështje kishte pasur gjykim të gjësë së gjykuar. Ai theksoi se nuk u provua se i është shkaktuar dëm shtetit.
“Kam mbrojtur të drejtat kushtetuese të subjekteve”, deklaroi Lala dhe evidentoi se në gjykatën administrative ishin shqyrtuar me qindra kërkesë padi lidhur me punën, të kryera nga punonjësit e policisë ndaj Policisë së Shtetit.
Lala këmbënguli se kishte burime financiare të ligjshme për shpenzimet dhe investimet e kryera gjatë viteve që u konstatua balancë negative dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për konfirmimin e tij në detyrë.
Kolegji vendosi të tërhiqet për vendimmarrjen përfundimtare, si dhe të shtyjë seancën për shpalljen e vendimit në datë 12 korrik, ora 10:00.
Ore KPK e KPL e OMN e ku di unë .
Pse, këtë punë do bëni e do vazhdoni ta bëni me vite . Merreni me sofizma , a e justifikon apo nuk e justifikon .
Paradoksi është se po verifikoni atë, që e ka VETEDEKLARU .
Jo ky Ramizi, apo Sokoli e ajo Sokolesha, Ervini apo Ervinet , Arjani apo Arjanat , por keni mbi 4 vjet, që jeni marrë me të gjithë kështu .
Mbasi I hyni “ me themel” , disa prej jush thonë kalon e njoni thotë “ për mu ngel”. Pastaj luani kungulleshkash . E kaloni në të kundërt . Pastaj luani , e lagu s’e lagu bishtin skilja .
S’keni faj . Me rrogat prej 1.5 miljon, që po merrni ka mbi 4 vjet, s’do as men as kalem , që keni qejf ta vazhdoni këtë pauri dhe nja 40 vjet, se pagu ky milet . E pastaj , do thoni e ka në dorë SPAK-u , apo ay Met Rrumbullaku , apo ai alias dajaku , e kështu me radhë .
E kjo aventurë 4-5 vjeçare VETTINGU , akoma vazhdon me anëtarët e sistemit të pa drejtësisë, e s’ka të mbaru . Vettingu , sipas ligjit, duhet të përfshijë edhe nja 10 fishin e këtyre, që bëjnë pjesë në këtë sistem . Sepse , përfshin Politikanë , Pushtetarë , Administratë, që ka pasë dorë e vulë tek tenderat , pronat shtetërore ( Të popullit ), Licensat e Koncesionet favoret e mos favoret , Polici , e Pushtet Vendor e Lokal .
Këtë sistem pa Drejtësie e pruni në këtë derexhe degradimi , korrupsioni e abuzimi Pushtet-Politika , sepse ashtu i interesonte kësaj kaste , që këta birbo , të jepnin vendime në favor të tyre , apo mos t’i prekt, bezdiste e ngacmonte askush
për pa udhësitë, korrupsionin e abuzimin marramendës të tyre .
Madje , këta pjestarë të sistemit të pa drejtësisë, që ju i keni nxjerrë e vazhdoni gjoja t’i nxirrni për dere përjashta nga sistemi I Pa Drejtësisë, do kthehen prap aty. Po , po . Pushtet-Politika, Oligarkët dhe kriminelat që i kanë fry aq keq xhepat , s’do lejnë gur pa lëvizur për t’i fut nga penxheret një nga një . Ja kanë borxh , por dhe i nevoiten se, vetëm këta ja kanë marrë dorën e janë ustallarë ( Plepash ) me i dhënë apo mos me dhënë verdikte në favor të tyre .
Pse lodheni kot .
A ju a merr mendja, që vendimet e pa drejta jepen për qejf . Kurrën e kurrës as edhe në asnjë rast të vetëm . Jepen vetëm kundrejt shpërblimit . Po ti vejsh men kur kapet ndonjëri dhe poterja shkon në kupë të qiellit . Madje , prokurorët vetë i japin informacione Klodiana Lalës e Artan Hoxhës me shokë , në mënyrë që të kapurit të fillojnë të luajnë gurët për me ul dënimet e mundëshme . Fillimisht dalin 4-5 akuza e më shumë , madje deri akuza absurde . Burri huaj e ka vra me 10 plumba , e akuza e parë ose e dytë është edhe ajo e ” armbajtjes pa leje ” , ose ” vrasje në kushte të cilësuara e mbetur në tentative” , apo , “pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal” , etj , etj , etj . Këto akuza bien dalngadalë një nga një , ama veç me pare , se s’bën vaki me të lëshu për thonjsh prokurorët dhe OPGJ-të , pa të rjep sa i han krahu . Mjerë ai kush bie në vorbullën e pazareve me prokurorë , etj .
Sekserë , gjithmonë janë avokatët . Biles , të gjithë i dijnë e i njohin avokatët pehlivana , që merren veç me këto raste e këto punë .
Absurdi, ka patur raste ka arritur deri aty , sa që vetë prokurorët kanë habitur deri në skandal trupin gjykues , duke kërkuar , çlirimin nga akuzat të të pandehurit , atij të pandehuri , të cilit kjo gjykatë i ka dhënë masën e arrestit me burg , mbi bazën e kërkesës së mbështetur në fakte e prova po nga ky prokuror . Biles , edhe ja ka shty afatin , sepse ja kërkon prokurori , i cili akoma s’ka mbaru punë me ja konvertu akuzat me lekë , apo forma të tjera .
Por, në shumicën e rasteve , këto marifete bëhen edhe në bashkëpunim me gjykatësit e çështjes , sepse dhe ato e dijnë mirë se sa paguhen rënjet e akuzave . Gjykatësit , nuk ja japin të drejtën atij që i takon , por atij që si takon veç me pare . Hov përpjetë ti sa të duash . Ulërit po deshe . Ti je i detyruar të sorollatesh vite të tëra dyerve të gjykatave , sa në një shkallë gjygji , në tjetrën , e gjykatësit , bashkë me avokatë sekserë , e kallam kusurin , vazhdojnë e mbushin xhepat .
Prandaj , PA DREJTESINE , ABUZIMIN , KORRUPSIONIN e deri KRIMIN në sistemin e Padrejtësisë kërkoje vetëm e vetëm tek xhepat .
Por si . Me këtë Ligj VETTINGU është me u tall dhe e pa mundur . Nuk konceptohet dot , që në jo pak raste , prokurorë, gjykatës, etj , mbesin në klasë në proces VETTINGU , për mos justifikim të pasurive të VETE DEKLARUARA . Veni men : TE VETE-DEKLARUARA , pa i shtrëngu kush .
Të paktën mos u lodhni kot me na mashtru dhe rrejt edhe ju .
TROÇ FARE .
PO DESHET , KJO PUNE MBYLLET PER 6 MUAJ , MAKSIMUMI PER 1 VIT PER KREJT SHQIPERINE .
Realizohet jo vetëm pastrimi e spastrimi , por më e rëndësishmja është, që fillon me u konceptu dhe zbatu RREGULLI e funksionimi sipas RREGULLIT në çdo hallkë të veprimtarisë së shtetit .
QYSH ?
Me VETEDEKLARIM me PERGJEGJESI PENALE-LIGJORE .
Sepse ai vetëdeklaron dhe nuk mban përgjegjësi madje kundërshton e debaton, e gjen lloj lloj marifetesh me u justifiku ( EDHE DEKLARATA NOTERIALE FALLCO ) me u mbrojt , madje dhe duke u kundërvu .
Miratoni urgjent në KUVEND NEN-in SHTESE të ligjit të VETTINGUT si më poshtë dhe do bini rehat ju dhe gjithë Shteti e Shqipnia .
Neni Shtese I VETTINGUT
“ – Deklaroj , ndën përgjegjësinë time personale të plotë, se , në qoftë se , mbi ato , që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE , më zbulohet, EDHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave , që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .”
Miratojeni këtë NEN në parlament . Shtojani në fund , si pikë të veçantë , dhe , me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për t’i plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë disa fishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar më , ku i ka msheh dhe si i ka msheh , apo jo .
Eshtë populli i thjeshtë , punëtor e i ndershëm , intelektualët me dinjitet e integritet , që nga ky abuzim janë vrarë , gjakosur , varrosur fëmijë e të afërm , ju janë grabitur prona dhe djersa , janë denigruar e poshtëruar .
PA ÇAK E PA BAM , DY RRUGE MBETEN :
– Ose, po tentoi me I msheh e nuk do I deklarojë, do shkojë në ZERO. – – Ose, do i deklarojë një më një prej frikës së SEKUESTROS, dhe s’do ketë avokat e kalemxhi, që t’ja rregullojë e mbulojë zullumin e abuzimit .
HESAPI I QERUAR .
HIQI ABUZIMIN .
BILES, JEPI NE DORE VLEFTEN QE KA ABUZU, DHE PRONAT E ABUZIMIT T’I DOREZOJE VETE .
I RREGULLTI do dallohet një javë larg nga këta .
KUJTDO: Po t’ja ketë mbajtë guzicja me mashtru , do i dali , se do i ketë hy në hak kushedi sa fakirë fukarenjve apo gjakut të ndonjërit .
Sepse, do rrijmë DHJETRA vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë .
Ç’është ky muhabet .
Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
Mire e ke ti Spartak! Por, e kane nda mendjen keta te KPK e KPA me i trajtu njerin te nanes e tjetrin te njerkes, sikur tu fole ne vesh Lala Qet. Komisioneri BQ nuk e sheh si shkak ligjor per tu shkarku diferencen e ketij gjyqtari prej 9milion lekesh qe e paska te justifikuar me fitimet e kulturave bujqesore qe ka mbjell e shit ky vet duke punuar nderkohe edhe si avokat!!! Nuk e sheh si shkak ligjor shkarkimi as perfitimin e paligjshem te tokes ne Tirane dhe madje as ndertimin e paligjshem qe ka bere!!! Nuk e sheh si shkak ligjor shkarkimi as dhenien e vendimeve pervecse joprofesionale edhe me elemente te shperdorimit detyres se paska gjykuar nje gje te gjykuar me pare!!! Nuk e sheh as si shkak ligjor shkarkimi ate vendim qe paska dhene ky gjyqtar pa e mbeshtet ne ligj, duke u sjell si Komision i gradimit te policeve, dhe ta mendosh qe keto vendime i paska dhene per bamiresi e jo per ryshfete!!! Ja ku dalin ato 9milion leke teprice, minimalisht ne keto dy vendime te dhena. Por eshte ne deshirenpersonale te Komisionerit qe keto 9milion tja justifikoje me shitje perimesh sic paska dergu prova ky gjyqtar. Ballhysa le te heqe dore nga ankimet per te gjithe, sepse cdo prokuror apo gjyqyar i kane nga 2 dynym toke per ta mbjelle me qepe e domate pasi te gjykojne per 8 ore ne pune, edhe relaksohen ne punim te tokes edhe u sillka fitime te medha sa per te justifiku bakshishet qe kane marre per vendimet qe kane dhene gjate dites punes. Bravo Komisioner, te lumte bytha qe e kthen sa te mundesh ne perkulje kur ta mbushin edhe ty doren e barkun! K shume mundesi qe ky gjyqtar edhe i paafte profesionalisht te punoje ato dynym toke e ti mbjelle me domate e qepe per nja 20 vjet rrjesht qe te rikuperoje bakshishin qe ka dhene per te kalu klasen. Se me vendimet qe do te jape pasi te kaloje vetingun nuk ia del, meqe qenka krejt i paster dhe i pakorruptuar asnjehere. Si sju vjen turp qe talleni kaq hapur!