Komisioni i pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Shkodrës, Blerta Hamza. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të hënën më 5 korrik, u relatuan raporte pozitive për pasurinë dhe për pastërtinë e figurës. Ndërkohë, ajo dha shpjegime për dy denoncime nga publiku lidhur me dy çështje që kishte hetuar.
Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për prokuroren Hamza kryesohej nga Brundilda Bekteshi, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Suela Zhegun.
Blerta Hamza përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe pas një periudhe stazhi në Pogradec u emërua prokurore në Prokurorinë e Shkodrës, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin. Prej vitit 2020, Hamza punon edhe si eksperte për monitorimin e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme me lejen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Patjeter, kush thote qe ska Prokurore te paster ne Shqiperi! Nderkohe ajo do vazhdoje te Monitoroje SPAK e keshtu me radhe…LOL dmth deri tani ajo “kontrollonte” SPAK…
=
ahahhahahahaha, fajin e ka Bullgaria, Macron dhe Merkel..aha ene Holanda…..pasi Rama po nderton shtet ligjor sipas parimeve te Surrelit…..e Bathores, ndoshta.
=
lol