Policia Rrugore e Tiranës ka nisur të kontrollojë makinat, shoferët e të cilëve mbajnë në automjet simbole apo shenja dalluese të ndryshme të institucioneve shtetërore, për qëllime abuzive.
“Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në zbatim të detyrimeve të parashikuara në Kodin Rrugor shqiptar, në raport me mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve të institucioneve të ndryshme të administratës shtetërore, por jo vetëm, kanë nisur kontrollin dhe verifikimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që përdorin simbole apo shenja dalluese të ndryshme të institucioneve shtetërore, për qëllime abuzive, si dhe sisteme pamore apo zanore në mjetet që nuk bëjnë pjesë në kategorinë e caktuar me ligj”.
Duke theksuar se ky është kthyer në një fenomen shqetësues, policia thotë se efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë kontrolluar 45 automjete të ndryshme në pronësi ose jo të institucioneve të administratës shtetërore.
“Si rezultat janë konstatuar e proceduar administrativisht disa drejtues automjetesh, të cilët kishin vendosur sisteme pamore shtesë, në kundërshtim me dispozitat e parashikuara në nenin 175 të Kodit Rrugor “Qarkullimi i automjeteve dhe motorëve në shërbim të policisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave”, bëhet me dije në njoftim.
Drejtuesve të mjeteve që janë konstatuar në këtë shkelje, iu janë pezulluar lejet e drejtimit.
Gjithashtu janë proceduar penalisht disa drejtues mjetesh dhe janë shoqëruar në Komisariatet përkatëse disa të tjerë, për veprime hetimore, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Policia thekson se kontrollet do vijojnë edhe ditët në vazhdim, “për evidentimin dhe ndëshkimin e çdo automjeti dhe drejtuesi që abuzon duke përdorur sisteme shtesë, simbole ose shenja dalluese që tregojnë cilësinë e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik”.
Brekdhjert qe nuk dijne as kendim dhe as shkrim por grahin makina te shtrenjta. Duhet tu hulumtohet prejardhja e lekeve ketyre banditve se ndryshe nuk keni gje ne terezi.
Sa te jete erion ahmeti ne krye cdo veprim i policeve ne rruge eshte nul. Ai nuk do marre asnje mase ndaj te te foteve qe ti thua vetem se do i vjeke raksen e tij
Po ato policet qe vendosin bexhot identifikuese dhe kapelet per tu identifikuar si polic per thyerjet e rregullat , parkimet qe bojne vend e pa vend si do bohet per to?
Policia le te beje kete prove :
Te gjithe punonjesve te policise se shtetit qe kane makina private ne perdorim t’u beje kontrollin per kolaudimin e makinave dhe nese e kane prere siguracionin vjetor.
Kontrollin le ta beje prane kompanive te sigurimit dhe do shikoni se si jane punet.