U vrau vajzën dhe më pas u kërkoi familjarëve të saj që të paguanin për arkivolin e të resë. Detaje të tjera dalin në dritë nga ngjarja makabër në Greqi, ku Babis Anagnostopoulos, 33 vjeç, vrau gruan e tij 20-vjeçare, Caroline Crouch dhe më pas sajoi një histori grabitje sikur të renë e vranë hajdutë shqiptarë.
The Mirror shkruan se piloti grek, u ka kërkuar prindërve të vajzës së re britanike që të paguajnë për arkivolin e saj. Ai i ka kërkuar që ta tërheqin ata trupin e pajetë nga Athina. Avokati i familjes, Thanassis Haramanis u shpreh se familja i ka dhënë atij, 4000 Euro. Kjo ka ndodhur përpara se i riu grek të rrëfente se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
Fillimisht ai pretendoi se kishte ndodhur një grabitje dhe se Caroline-n e kishte vrarë një grabitës shqiptar. Por pas marrjes në pyetje për 8 orë, Babis u dorëzua dhe rrëfeu gjithçka. Nga ditari i viktimës është zbuluar se martesa mes çiftit ishte drejt shkatërrimit pasi Babis po sillej në mënyrë kontrolluese dhe agresive.
“Ky njeri nuk ka turp. Fillimisht vrau Caroline-n dhe më pas u kërkoi prindërve të saj para për arkivolin dhe që ta tërhiqnin trupin me avion nga Athina. I dhanë 4 mijë Euro. Vetë nuk ka paguar asgjë”, u shpreh avokati.
Piloti grek i helikopterëve është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Korydallos. Sipas autoriteteve greke, ai e ka mbytur gruan. Më pas vrau edhe qenin e familjes në mënyrë që versioni i tij për një grabitje të bëhej më i besueshëm. Babis dhe Caroline ishin prindër të një vajze 11-muajshe.
grek hesapi
GREK moooo.Kjo i shpjegon te gjitha.
Korrak grek
Nga u zhduken te gjith ata sunitet greko fil spo komentojne me askund.
Greket qe ne kohet e lashta nuk e kan njohur fjalen turp.
Kjo verteton lidhjen e drejperdrejt me lashtesin dhe autochnonin e Helenve.
Ja qe edhe ne Greqi ka monstra. Ne fakt fajin si gjithmone do e mbanin shqiptaret mbi supe por fale zotit cdo gje u vertetua. Edhe ne kemi kusuret tona dhe kjo eshte nje arsye me shume per kedo qe kerkon te shfajesohet dhe fajin t’ja u hedhi te tjerve. Ne eksodin e 92′ si dhe ne vazhdim pervec familjareve apo njerzve te mire drejt perendimit u largua dhe nje pjese e madhe e llumit te Shqiperise sepse ketu i kishte dale boja dhe menduan qe andej nuk i njeh njeri e si pasoje e kesaj do ishin “me te paster” nga biografia profesionale e krimit te rruges. Njerez si ky Greku meritojne denimin me varje.
Nje ndyresire e paimagjinueshme!
Keshtu si ky…jane mese 50% e asaj bordelloje….thjeshte bastarden….te tjeret jane thjeshte ….bageti…..nje perzierje e poshter…qe eshte mire ti qendrosh larg….