VIDEO: Momenti kur autorët shkojnë për të vrarë presidentin, policia ekzekuton 4 të dyshuar

8 Korrik 2021, 09:14Politika TEMA

Persona ende të paidentifikuar ekzekutuan në shtëpinë e tij, presidentin e Haitit Zhovenel Moiz. Këto janë momentet kur disa makina dhe dhjetëra trupa të armatosura sulmojnë rezidencën private të presidentit, duke e lënë atë të vrarë. Videoja është regjistruar nga banorët e zonës në afërsi të residencës dhe në sfond dëgjohen të shtënat me armë.

Gjatë sulmit u plagos edhe bashkëshortja e presidentit, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa një nga fëmijët e presidentit, i cili ndodhej në shtëpi gjatë incidentit është dërguar në një vend të sigurt.

Kryeministri i përkohshëm i Haitit e përshkroi sulmin, që ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit, si “shumë të koordinuar” dhe të kryer nga një “grup i trajnuar shumë mirë dhe i armatosur rëndë”, të cilët siç tha ai, komunikonin anglisht dhe spanjisht.

Fill pas ngjarjes kryeministri i përkohshëm mori drejtimin e vendit dhe shpalli gjendjen e shtetrrethimit, duke mbyllur në të njëjtën kohë kufijtë dhe aeroportin kryesor.

53-vjeçari ishte president i përkohshëm i Haitit dhe mori pushtetin në 2015-n mes akuzave për manipulime. Në përfundim të mandatit 5-vjeçar, ai nuk pranoi të largohej nga pushteti, ndërsa zgjati mandatin e tij me një dekret të veçantë.

Katër persona të dyshuar për vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moïse, janë ekzekutuar nderkohe në një shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë.

Policia sqaron se gjatë një operacioni janë arrestuar dhe 2 persona të tjerë, ndërsa aksioni vijon pasi ka ende të dyshuar që mund të kenë marrë në vrasjen e presidentit.

Përplasja mes policisë dhe një grupi të armatosur u zhvilluar në kryeqytetin e vendit, Port-au-Prince.

Shefi i policisë tha se të dyshuarit ‘ose do të kapen, ose do të vriten’, pasi i janë përgjigjur autoriteteve me të shtëna armësh.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje