Muzikë pas orës policore në lokalet e tyre në Durrës, telashe për Noizy-n dhe G-Ban

10 Korrik 2021, 16:31Kronika TEMA

Rigels Rajku dhe Indrit Deti të njohur me emrin e tyre të artit si Noizy dhe G-Bani janë vënë nën hetim nga policia, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”

Kjo pasi në lokalet e tyre në Durrës është konstatuar muzikë pas orarit të përcaktuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia njofton se në lokalet e tyre në lagjen nr.13 Plazh, Durrës është konstatuar vijimi i festave me muzikë pas orës policore.

Ndaj dy bizneseve është vendosur gjobë 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Blutë apelojnë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

2 komente në “Muzikë pas orës policore në lokalet e tyre në Durrës, telashe për Noizy-n dhe G-Ban”

  1. Maria says:

    O gazetare te paditur!!! Ne plazh nuk respektohen vetem masat anti kovid por edhe qetesia e pushuesve dhe turisteve.Pas ores 23.00 heshtje muzikore.

  2. ?????? says:

    Keto jane gomer mor aman se na hapet barkun me.kengetar idiot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje