Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare, poeti dhe ish i përndjekuri politik, Uran Kostreci.
Lajmin e ka bërë të ditur Nebil Çika, kryetar i Shoqatës Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve politikë përmes një postimi në Facebook. Çika e ka cilësuar Kostrecin si “Legjendën e qendresës antikomuniste”.
Postimi i plotë:
Shuhet Uran Kostreci!
Me pikëllim të thellë iu njoftojmë se legjenda e qendresës sonë antikomuniste Uran Kostreci,, ndërroi jetë sot.
Në emrin tim dhe të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqiperise, u shpreh ngushëllimet me te sinqerta familjarëve, miqve, bashkëvuajtësve dhe bashkëluftëtarëve të tij.
Qofsh i parajsës vëllai ynë, kampion i qëndrës, asketi i lirisë e demokracisë!
Homazhet do të zhvillohen
nesër datë 13 korrik 2021
nga ora 08.00-11.00 tek godina e te perndjekurve politike – Rruga e Elbasanit Tiranë.
Përcjellja në orën 12.00, në Varrezat e Sharrës
Nekrologji
Uran Kostreci lindi më 1938, në Sarandë nevnjë familje me kontribute te spikatura patriotike . Kur ishte ende fëmije i arrestuan dhe i denuan te atin si eksponent i Ballit Kombetar . Me mundime arriti te mbaroje shkollën normale Elbasan dhe per një kohë te shkurtër ponoi si arsimtar në rrethin e Vlorës deri sa u arrestuar 5 gusht 1961. Më 28 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi “për tradhti ndaj atdheut”, e mbetur në tentativë, me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. Më 28 qershor 1973, Gjykata e Matit, e dënoi “se ka fyer përfaqësuesin e pushtetit” dhe se ka bërë “agjitacion e propagandë”, me 8 vjet burg. Kreu gjithsej 20 vjet burg, u lirua më 13 qershor 1981. Pas burgut bëri 5 vjet internim, 1983-1988 në fshatin Kurtaj të Peqinit, ku u dënua me 3 vjet burg për largim pa leje nga internimi. Ka filluar të shkruajë poezi që në gjimnaz, por nuk mundi të botohej për arsye biografie. Botimet e para i ka filluar pas rënies së regjimit komunist në shtypin e përditshëm. Ka botuar disa vëllime poezi dhe një novelë. Ndër më të njohurat është poema “Epopeja e karkalecave”, të cilën e shkroi në vitet e burgut të Burrelit dhe mundi ta nxirrte që aty sepse e mësoi përmendësh. Ai eshte themelues i Shoqates Antikomuniste e të Përndjekurve politikë te Shqipërisë dhe kryeredaktori e botuesi i pare i gazetës. U përfshi ne lëvizjen demokratike dje u zgjodh dy here kryetar i PD Elbasan . Ne krye te forumit per dënimin e gjenocidit komunist në Shqipëri ai ja meritën që akuzoi dhe mblodhi prova që çuan në të vetmin proces gjyqësor për krimet e komunizmit në Shqipëri ku u akuzuan dhe denuan krerët e larte te diktaturës komuniste . Për qendresen ndaj diktatures komuniste eshte dekoruar nga Presidenti i Republikës me titullin e lartë Nderi i Kombit .
I qofte i lehte dheu ketij burri te vojtur dhe te ndershem. Ishte i gjalle dhe energjik megjithe jeten e veshtire qe kaloi. U kujtofte ne jete te jeteve!
Ky eshte denuar per krim pasioni.Afersisht per ato arsye qe u rrah edi rama qe shkoi tek xhaxhi fotografi.Shkoi te mbytej ne Liqen te Pogradecit,e ngaterruan per arratisje.Me mire ta kishin lene te m,bytej,se ky nuk i duhej askujt.
Ka qene qenje ligesire,,Si kishte ftyren.