Edvin Kulluri- Bashës: Kush mban përgjegjësi për çuarjen e Kaprit në GJKKO, bashkëpunëtorët nuk hidhen në betejë e më pas t’i lësh

13 Korrik 2021, 11:25Politika TEMA

Anëtari i grupimit “Për PD-në” dhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në këtë forcë politike, Edvin Kulluri, ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale lidhur me çuarjen në gjykatë nga SPAK të ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri.

Kulluri pyet kreun e PD-së Lulzim Basha nëse do mbajë përgjegjësi. Ai thotë se “bashkëpunëtorët nuk hidhen në betejë dhe më pas t’i lësh në duart e drejtësisë”. Ai e quan Bashën sharlatan, ndërsa u kërkon demokratëve të mendohen mirë para se t’i shërbejnë me verbëri atij.

“Kush mban përgjegjësi për çuarjen nga SPAK të Eduart Kaprit në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit për ‘pengim të zgjedhjeve’ të 30 qershorit 2019?!

Përvec përgjegjësisë personale, a ka patur udhëzim të Lulzim Bashës për të bllokuar qendrat e votimit?!

A ka përgjegjësi morale dhe politike Kryetari i PD për bashkëpunëtorët e tij politik?!

Lulzim, bashkëpunëtorët nuk hidhen në betejë dhe më pas ti lësh në duart e drejtësisë!

Ju të tjerët që u bëtë kamikazë të një të papërgjegjshmi mbase duhet të mendoheni mirë para se ti shërbeni me verbëri një sharlatani!”- shkruan Kulluri.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar sot në gjyq ish-kryetarin e bashkisë së Pogradecit, Eduard Kaprin si dhe pesë ish-punonjës të bashkisë.

Kapri akuzohet për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

Kjo për një tender për blerjen e druve të zjarrit, në vitin 2017 me një fond prej  9 268 000 lekë pa tvsh. Ish-kryebashkiaku akuzohet gjithashtu se ka tentuar të pengojë procesin zgjedhor të 30 qershorit në vitin 2019.

Kapri thuhet se me ndhmën e dy punonjësve të tij, Gurali Blaceri dhe Safet Blaceri, u kanë vënë dryna me çelës tre shkollave dhe një kopshti, të cilat ishin miratuar si qendra votimi nga KQZ për zgjedhjet lokale.

4 komente në “Edvin Kulluri- Bashës: Kush mban përgjegjësi për çuarjen e Kaprit në GJKKO, bashkëpunëtorët nuk hidhen në betejë e më pas t’i lësh”

  1. Zagali says:

    Pd shkoi verin e sheqeres. Te gjithe ata te pd jane pisa,jane kafshe.

  2. Thimi says:

    Le kokrren e nomit o kokrra legenit perdite Basha keshtu e Basha ashtu.Llaxore

  3. Taruba says:

    Ngadale ngadale do dale e korruptuar pastruesja e ministrise dhe roja i deres.

  4. Luli 4 vjec lexonte tolstoin says:

    Basha e di qe peshku qelbet nga koka,prandaj kur kalon te shqupi kundermon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje