Kurti: Njohja nga Greqia i kontribuon paqes në rajon

13 Korrik 2021, 16:16Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e tij me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia “do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në rajon”.

Kurti gjatë vizitës së tij në Athinë theksoi rëndësinë që, sipas tij, ka përkrahja e shtetit grek për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Greqia dhe katër vende të tjera të Bashkimit Evropian – Spanja, Rumania, Qiproja dhe Sllovakia – nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e cila është shpallur në shkurt të vitit 2008.

“Greqia dhe Kosova duhet t’i forcojnë marrëdhëniet bilaterale për shkak të lidhjeve të gjata historike dhe qëllimit të përbashkët për një të ardhme më të mirë në Ballkan”, ka thënë Kurti.

Nga ana tjetër Dendias, ka thënë se Greqia “vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave” dhe se “do ta përkrahë dhe ndihmojë Kosovën në rrugën evropiane dhe euro-atlantike”.

Dendias, sipas komunikatës së lëshuar nga zyra e Kurtit, nuk ka folur për njohjen e Kosovës nga Greqia, por ka shprehur “vullnetin dhe gatishmërinë e shtetit grek për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomiko-tregtar dhe për investime të reja në Kosovë”.

Kurti, më 8 korrik, ka takuar në Athinë edhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Edhe në atë takim, Kurti ka kërkuar që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën, ka bërë të ditur kabineti i tij.

7 komente në “Kurti: Njohja nga Greqia i kontribuon paqes në rajon”

  1. Lemja says:

    Ju njihni serbin,ne ne Shqiperi e njohim mire grekun,greku dhe kur qesh thiken e ka gati,kujdes Albin!

  2. Fantazia analitike says:

    Pse cfare mund te thoshte Kurti? E kunderta e kesaj thenie do ishte nje sherbimj direkt per shovinizmin serb. Kurtit nuk i kerkohet shume. Atij I kerkohet pjesemarrja ne bisedime dhe heqja dore nga “mistreqelleqet” ne takimet nderkombetare, vecanerisht me serbet.
    Qe nga takimi i pare me Borelin e ketej, verejme nje Kurt te “pergjysmuar”. Para katij takimi, Kurti nuk ishte fare per bisedime dhe i shpalli bisedimet si “vrimen e fundit te kavallit”(piken e 7-te nga 10 prioritetet e tij). Pikerisht ne takimin e Brukselit, mbas takimit me Borelin, ai ndryshoi katerciperisht dhe shpalli bisedimet si piken e pare. Ai tekstualisht tha qe “bisedimet nuk kane alternative”. Kjo ishte nje ‘hop’ i mirepritur, por asnje nuk e ka kuptuar se pse Kurti ndryshoi.
    Para ketij takimi verehej se Evropa as qe e pyeste Kurtin. Ata i benin presion vetem Vuciqit, per vazhdimin e bisedimeve. Ky qendrim i Evropes nuk kish “kuptim”, por “zeri i vjolines” se Nastradinit u degjua me vone. Ai u degjua pikerisht ne Bruksel kur Kurti befas dhe papritur dhe pelqimin per bisedimet.
    Nga shtypi dilte qarte se Borrel i kish bere presion Kurtit se Kosova nuk ka te arthme pa bisedime edhe me pare, por Kurti vazhdonte “melodine” e vet. Ai vazhdonte te ndihmonte Serbine ne politiken e saj te sabotimit te bisedimeve. Fakti qe Evropa e la te qete Kurtin ti binte “fyellit” te vet dhe u mor vetem me Vuciqin, tregon se Evropa kish kuptuar qe politika e Kurtit ishte thjeshte nje shtojce e politikes se Beogradit.
    Ky qendrim i njeanshem i Evropes duke bere presion vetem Serbise doli se ishte zgjidhja e duhur. Vuciqi duke pare se Evropa dhe Amerika e kercenuan direkt se Serbia nuk mund te futej ne Evrope pa njohur Kosoven, pamvaresisht nga qendrimi Kosovar, kuptoi se nuk mund te vazhdonte me me politiken e sabotimit te bisedimeve duke bere fajtor Kurtin se eshte “Kosova qe nuk do bisedimet”. Ai me sa duket direkt (por edhe ne forme dipllomatike), u detyra qe “t’i jepte lejen” Kurtit te deklaronte se ai tashme kish kuptuar qe “bisedimet nuk kane alternative”.
    Kjo e Kurtit, eshte nje deklatare e mirepritur, por jo e plote.
    Sic duket nga vazhdimi i kesaj historire, deri ne ditet e sotme, Kurti ka nje kontradite te thelle ne veprimtarine e tij. Nderkohe qe ka pranuar bisedimet, ai ne bisedime hiqet si “mistrec” dhe acaron nervat e perendimit si dhe nervat tona qe presim qe Kurti te tregohet burre i pjekur dhe diplomat i zoti. Ai vazhdon me teperine e fjaleve te pakontrolluara dhe nuk perqendrohet ne planin e bisedimeve. Ne vend qe ai te “akordohet” me perendimin dhe te bisedoje edhe per “asociacionin” e komunave serbe, ai deklaron se nuk do kete “asociacion njeetnik”. Perendimi nuk i kerkon se cfare nuk do Kurti, por kerkon se cdo Kurti. Keto deklarata te cudicme te Kurtit tregojne se Kurti ka ndryshuar “pergjysem” Ne vend te deklaroje se do realizoje asociacionin e komunave serbe sipas te drejtave nderkombetare dhe te drejtave te njeriut duke mos prekur kushtetuten e Kosoves, ai vazhdon te ‘furnizoje”maqinerine propagandistike serbe dhe te vere perseri perendimoret ne veshtiresi.
    Duke pare kete situate ku politika serbe e sabotimit te bisedime ka ecur perpara “pergjysem” perendim sic duket ka menduar qe te mos pyes as Beogradin.
    Kjo eshte arsyeja qe kohet e fundi si Greqia ashtu dhe Spanja, japin shenja qe do njohin Kosoven…
    Kurti me ndryshim e tij “pergjysem” dhe Vuciqi me dhenien e “lejes “pergjysem” ka bere qe Kurti eshte per bisedimet ne pamje por i saboton me “mistreqlleqet” e tij. Vazhdimisht ai qendron “patrioti” me i Madh Shqiptar ne shekuj ne llafe….

  3. Erdogan says:

    Ky Kryeministri Kurti do flasi “shqip” apo jo (jok turqisht)?
    Njohja nga Greqia i kontribuon paqes ne Rajon.
    Njoh eshte Nown angl.
    Kontribuon eshte italisht Contribuera.
    Paqes nga Pace ital.
    Rajon nga Region,Raionale.
    Ku jini o “Pellazagare” te Allahut qe kini gluhen (Glosan) me te “lashte”?
    Nuk late (let anglisht) fjale nga te gjitha gluhet e botes pa marre per te krijuar (criate.angl) gluhen tuaj te “Perendive”!

    1. Visi says:

      Se mos ju në Shqipëri ju flisni më mirë?
      Shihi politikanët dhe mediat tuaja,më shumë shkruajnë e flasin me fjalë të huaja se shqipe.

  4. Ergys says:

    Me njohjen e Kosoves dhe kthimin e shqiptareve ne trojet e tyre ne Cameri greqia ka rastin ti tregoje gjithe botes se ka ndermarre rrugen e civilizimit.

  5. Genti says:

    O Leme kari ne ne Shqiperi dhe Kosove njohim mire Turkun qe na qiu nenen 500 vjet dhe i thame sulltanit babe. Greqia si c’do vend ka politiken e vet te jashtme dhe dihet arsyeja pse deri tani se ka njohur Kosoven dhe nuk ka te beje fare me te ashtequajturen “vllazeri” ortodokse se po te ishte kjo arsyeja pse se njohin Kosoven “vellezerit” muslimane arabe ? Greqia dhe Qipro kane problemin e Qipros se Veriut te pushtuar nga Turqia dhe qe ne menyre te njeaneshme eshte shpallur Republike qe njihet vetem nga Turqia. Spanja ka Katalonjen ndersa Rumania Transilvanine ndersa vetemSllovakia nuk ka ndonje pengese reale. Nese Greqia do njihte Kosoven se afermi do ishte nje arritje e madhe per Kosoven se do terhiqte pas edhe njohjen nga Qipro dhe do lekundete edhe Rumanine,Spanjen dhe Sllovakine drejt njohjes se Republikes se Kosoves si shtet.

    1. Pargali says:

      O Gent moter..qiri, ju vlleher e greqizuar qe komentoni me pagese ketu ju njohim mire.

      Po te ishte shtet me i organizuar Shqiperia, do ju kishte gjet vet sherbimi sekret Shqiptar dhe do ju kishte rrjep te gjall.

      Turku ne troje Shqiptare nuk ka qire asnje, se Shqiptaret ishin jo vetem zoter ne trojet Shqiptare por edhe me tej ne Balkan dhe Perandori.

      Por nje gje eshte mese e sigurt, qe turku ka pallu 1/3 e gabeleve qe quhen grek sot, duke ju pare edhe fytyren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje