Edhe Greqia ka bërë të detyrueshëm vaksinimin ndaj Covid-19 të personelit shëndetësor. Njoftimi erdhi nga kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, teksa vala e katërt e pandemisë shfaqet në horizont.
Qeveria e tij prezantoi dhe masat e reja kufizuese në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit, momentalisht në rritje nga varianti delta. Vetëm klientët e vaksinuar do të lejohen brenda bareve, kinemave, teatrove dhe hapësirave të tjera të mbyllura.
Detyrimi për vaksinim do të aplikohet menjëherë për stafin e qendrave të përkujdesjes, ndërsa punonjësit e shëndetësisë do të imunizohen duke nisur nga 1 shtatori. Ata që refuzojnë mund të përballen me pezullim nga puna.
“Është e nevojshme që deri në fund të gushtit, 70 për qind e të rriturve të jenë vaksinuar”, theksoi kryeministri grek.
Mitsotakis paralajmëroi se shfaqja e variantit Delta e bën edhe më të domosdoshme mbrojtjen ndaj koronavirusit me anë të vaksinave.
Bravo Greqia kështu duhet.
Po Shqipëria !!!!!! Si gjithmone vetëm blaaaa
Blaaa mos ta bëjnë vaksinën sa të vdesin të tërë.