Studimi i Oxford për imunitetin ndaj Covid: Mbrojtja natyrore zgjat deri në 2 vjet

13 Korrik 2021, 18:04Sociale TEMA

Ata që e kanë kaluar një herë koronavirusin kanë pak gjasa që të rinfektohen. Një studim i bërë nga universiteti i Oxford-it ka nxjerr në pah se imuniteti natyror zgjat deri në dy vjet.

“Kohëzgjatja e antitrupave është më e gjatë seç mendohej. Tipi i antitrupave për t’u mbrojtur me efektivitet kundër riinfektimit zgjat të paktën 1 vit e gjysmë, 2”, tha Alimehmeti.

Ndërkohë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen një tjetër studim, këtë herë mbi përgjigjen qelizore. Studiuesit kanë dalë në përfundimin që të imunizuar me vaksina apo imunitet natyror, qelizat T na mbrojnë nga infektimi me një tjetër variant.

“Për të gjitha variantet nuk kemi ndryshim të përgjigjes qelizore. Pra përgjigja qelizore mbetet e njëjta”.

Rastet e riinfektimeve në të gjithë botën deri më tani kanë qenë shumë të rralla.

1 komente në “Studimi i Oxford për imunitetin ndaj Covid: Mbrojtja natyrore zgjat deri në 2 vjet”

  1. Peshku says:

    HAHAHA
    Akoma nuk kane kaluar dy vjet ne te ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje