Të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të punojnë së bashku për të ofruar integritetin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë, si edhe rindërtimin e besimit në gjyqësor. Këtë mesazh përcolli sot kreu i delegacionit të BE-së në vendin tonë Luigi Soreca.
Përmes një postimi në Twitter, Soreca theksoi se BE do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi, si një ndër pikat kyçe për integrimin e vendit.
“Të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për ofrimin e efikasitetit, integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Të rindërtojmë besimin në gjyqësor dhe t’i shërbejmë qytetarëve shqiptarë.
Ata gjithashtu duhet të tregojnë udhëheqje dhe drejtimin e duhur për to dhe të zbatojnë standardet më të larta të BE-së të mundshme.
Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht reformën e drejtësisë, e cila vazhdon të jetë një prioritet kyç i BE në Shqipëri”, shkruan Soreca.
Ate drejtesi qe ti korrupton e intimidon?! Teatri , eshte llokme e madhe …ke marre edhe ti nje luge…