Sulmet kibernetike: Zhduken papritur uebfaqet e bandave “Ransomware”

14 Korrik 2021, 12:36Bota TEMA

Uebsajti i një bande “ransomware”  ruse e cila fajësohet për sulme ndaj qindra bizneseve ka dalë jashtë përdorimit.

Monitoruesit thanë se uebi dhe një blog i drejtuar nga grupi REvil papritmas nuk mund të përdorej më të martën.

Arsyeja përse faqja doli nga përdorimi është ende i panjohur, ndërsa ka shkaktuar spekulime se grupi mund të jetë shënjestruar qëllimisht nga autoritetet.

Kjo vjen pas presionit në rritje mes SHBA-së dhe Rusisë mbi krimin kibernetik.

Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se ai diskutoi me Vladimir Putin në telefon të premten dhe gjithashtu kjo temë u diskutua dhe gjatë një samiti me presidentin rus në Gjenevë muajin e kaluar.

Koha e mbylljes së uebit të martën ka shkaktuar spekulime se zyrtarët amerikanë ose rusë mund të kenë ndërmarrë veprime kundër REVIL – megjithëse zyrtarët deri më tani kanë refuzuar të komentojnë, dhe ekspertët kibernetikë thonë se zhdukjet e papritura të grupeve nuk janë domosdoshmërish të pazakonta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje