DETAJET/ Autori i kishte borxh, i riu shqiptar në Mykonos u vra për qiranë

15 Korrik 2021, 13:05Kronika TEMA

Policia greke ka zbardhur detaje për vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar në Mykonos, disa ditë më parë. Bëhet me dije se i riu u vra për shkak të problemeve që kishte për qiranë me autorin.

Sipas hetimit, 29-vjeçari shqiptar që e goditi me thikë në zemër duke i marrë jetën kishte konflikt për pagesën e qirasë me viktimën, pasi më herët ata kishin qenë shokë dhome.

Autori i kishte para borxh viktimës, pasi nuk kishte përmbyllur të gjitha detyrimet e qirasë. 27-vjeçari i kërkonte vazhdimisht paratë që kishte paguar edhe për të dhe kjo ka sjellë konfliktin mes tyre.

27-vjeçari që punonte në ndërtimi prej kohësh kishte jetuar me vrasësin. Sipas hetimeve duke qenë se 29-vjeçari nuk ishte i rregullt në pagimin e qirasë që i takonte, viktima u detyrua të linte shtëpinë dhe të qëndronte diku tjetër.

Autori i kishte mbetur në borxh 27-vjeçari, pasi ky i fundit kishte paguar qiranë për të. Ditën e vrasjes ata kishin një takim për të zgjidhur mosmarrëveshjen, që përfundoi me fatalitet.

Policia ka arrestuar gjithashtu edhe katër të rinj të tjerë shqiptarë, pasi dyshohet se ishin bashkëpunëtorë të 29-vjeçarit.

Hetimi zbuloi se mbrëmjen e 12 korrikut, teksa u takuan për të zgjidhur mosmarrëveshjen për borxhin e mbetur nga qiraja, 29-vjeçari goditi me thikë në zemër 27-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen këtij të fundit.

3 komente në “DETAJET/ Autori i kishte borxh, i riu shqiptar në Mykonos u vra për qiranë”

  1. Lule says:

    As borxhin s‘guxon t‘u kerkosh shqipove, a kane prind keta kriminele?!

  2. miri says:

    WOW
    NUK E DIJA QE MUND TE MERRET NGA GOOGLE TRANSLATER SHQIP_SHQIP
    HAJDE GAZETARUC

  3. Kumandar Qinëni says:

    po nuk u vu denimi me “veprim pasqyr”,pra atë që i bën krimineli viktimes ,shteti t ja bej kriminelit mbrapsht,nuk kemi rend qetsi drejtsi.
    Parimi “ça t besh ,di t bejn” duhet urgjentisht t filloj per diskutim neper partit politike,dhe institucjonet studimore te drejtsis si fillim.
    Ekspertet te angazhohen.
    Ky parim rrjedh nga bibla,dhijata e vjeter,”sy per sy,dhemb per dhemb”.,dhe
    aplikohet ne situata lufte.
    Por,bota po ndryshon.
    Popullsija po miljardohet frikshem…luftrat ndershtetnore ose botnore ose ato “lufta kllasore” jan jasht mode sepse nenkuptojn asgjesim total njerzor.
    Lufta tash ka marr tiparet e krimit.
    Prandaj kundra krimit rregulli luftarak “t ra bjeri” hy n fuqi.
    pasketaj ka qetsi si n koh t Komandantit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje