Lufthansa anulon përshëndetjen “Zonja dhe zotërinj mirë se vini në bord”!

15 Korrik 2021, 09:42Lifestyle TEMA

Linja ajrore gjermane “Lufthansa” dhe filialet e saj, kanë vendosur të heqin përshëndetjen për udhëtarët “Zonja dhe zotërinj, jeni të mirëpritur në bord”, sepse konsiderohet shumë e tepruar në lidhje me gjinitë.

Mikpritësit dhe administratorët, thjesht do të kufizohen duke thënë vetëm një, “Mirë se vini në bord”. Vendimi u konfirmua nga zëdhënësja e kompanisë së njohur ajrore gjermane, Anja Stenger:

“Diversiteti për ne, nuk është një fjali boshe, tani e tutje ne duam të shprehim vëmendjen tonë ndaj gjuhës”, tha ajo për mediat gjermane.

Ende nuk është specifikuar kur dispozita e re do të hyjë në fuqi. Përveç liderit gjerman të transportit ajror, përshëndetja “neutrale” do të zbatohet edhe për kompanitë satelitore: “Swiss”, “Austrian Airlines”, Bruksel dhe “Euroëings”.

Të gjithë ekuipazheve do t’u kërkohet të përdorin gjuhë neutrale gjinore, të tilla si “Klientë të dashur” ose “Mirësevini në bord”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje