Protesta në Prishtinë, arrestohet bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

16 Korrik 2021, 15:02Rajoni TEMA

Partia Socialdemokrate ka konfirmuar arrestimin e kryetarit Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit Besa Shahini dhe shtatë aktivistëve të partisë gjatë protestës së mbajtur sot në Prishtinë kundë taksës shtesë për regjistrimin e makinës.

Sipas mediave në Kosovë arrestimet kanë ardhur pas një proteste të zhvilluar para Ministrisë së Drejtësisë, ku aktivistë të PSD shkruan me spraj mbi makina fjalën “zhvatës”.

“Gjatë aksionit të sotëm për të shfaqur zhvatjen që pushteti i Kurtit po e bën ndaj qytetarëve, duke taksuar shtesë regjistrimin e makinës e duke krijuar monopol për një kompani, policia ndërhyri dhunshëm për ta ndërprerë aksionin duke arrestuar e lënduar brutalisht aktiviste e aktivistë të PSD-së. Policia, nën urdhrat e Kurtit, me përdorim brutal të dhunës po dëshiron të shtyp këdo që kundërshton atë. Zhvatja ndaj qytetarëve nuk guxon të kaloj heshtur e nën kërcënimin e dhunshëm e brutal të pushtetit. Kërkojmë urgjentisht që aktivistet e aktivistët Dardan Molliqaj, Teuta Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça të lirohen menjëherë nga arrestimi i padrejtë”, thuhej në një reagim të PSD-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje