E akuzuan se shkoi në Kanë në mes të krizës dhe se vajza kishte fustan 490 dollarë, përgjigja e Albin Kurtit: Pse jam këtu dhe ku është marrë ajo veshje

17 Korrik 2021, 10:26Rajoni TEMA

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafë Kelmendi ka reaguar pas lajmeve në media se fustani që vajza e Albin Kurtit kishte veshur në festivalin e Kanës, që po zhvillohet në Francë kushtonte 490 dollarë.

Përmes një postimi të ndarë në ‘Facebook’ Kelmendi shkruan se fustani i Leas është i punuar nga gratë e Kosovës dhe se është marrë ‘borxh’, për ta kthyer sapo të kthehen në Kosovë.

Reagimi i zëdhënëses së qeverisë:

I quajtur “The Strawberry Dress,” fustani me dredhëza të vogla të qëndisura, u bë ndër veshjet më të popullarizuara në internet gjatë kohës së pandemisë. Në Festivalin e filmit në Kanë, ku sot u dha premiera botërore e filmit nga Kosova, “Pa vend”, vajza e kryeministrit, Lea pati të veshur fustanin e dizajnuar nga Lirika Matoshi, i punuar nga gratë e Kosovës.

Kryeministri ndodhet në Kanë në përkrahje të filmit kosovar dhe bashkëshortja e tij, ka huazuar dy fustanë për veten dhe fustanin me dredhëza për të bijën, të disenjuara nga kreatoret kosovare Teuta dhe Lirika Matoshi. Me t’u kthyer në Prishtinë fustanët do t’u kthehen kreatoreve.

 

Debati ka nisur pasi prej gati 2 javësh Kurti nuk ndodhet në Kosovë, ndërsa vendi është duke u përballur me një krizë të fortë në sektorin e shëndetësisë, pas helmimit të mbi 1500 personave nga bakteri E.Coli që u gjet në ujin e Deçanit.

Mediat afër opozitës në Kosovë shkruanin se fillimisht Kurti ishte me pushime në Greqi dhe prej aty, nuk u kthye në Prishtinë por shkoi në festivalin e Kanës në Francë.

18 komente në “E akuzuan se shkoi në Kanë në mes të krizës dhe se vajza kishte fustan 490 dollarë, përgjigja e Albin Kurtit: Pse jam këtu dhe ku është marrë ajo veshje”

  1. mik says:

    Albin Kurtit i kan dhene voten pjesa dermuese e popullit te Kosoves.
    Kritikat kundrejt tij jane minimale dhe dashakeqe.
    A MUND TE GJINDET NE BOTE NJE KRYEMINISTER QE MERR BORXH FUSTANE PER GRUAN DHE VAJZEN E TIJ ?

    1. Beso says:

      Qenke “mik” per koke ti. Po pse e beson se eshte e ver-tete?! Nje poshtersi hipokrite per njerez si Albin, por dhe per ata qe i rrine prapa menderes ketij derr injoranti qe ka futur ne sherr gjithe popullin shqiptar nga Preveza ne Beograd ku ka qene i burgosur, por kur shqiptaret e tjere torturoheshin nga policet serbe, ky jepte intervista ne radiot dhe televizionet e Beogradit. Kjo mosha e re sot andej e ketej, fluturon me presh me keq se Tritan Shehu qe e ka provuar.

    2. Naseri says:

      Nëse çdo fjale të lëshuar nga Kryeministri apo shërbyesit e tij e besojmë arbitrarisht, pa asnjë analizë, atëherë nuk do të kishim kurrë nevojën që t’a ndërrojmë pushtetin, sepse nuk ka Kryeministër në botë i cili thot për vete që është hajn! Çështja është se Albin Kurti dhe vartësit e tij, hajnitë e tyre po i qujnë; „ Të mira, në dobi të popullit”! A nuk na gjason kjo pak në kohën e komunizmit?!

    3. Orest Saraci says:

      Ke te drejte miku , nuk gjendet asnje Kryeminister ne bote te mare borxh fustane per te shoqen dhe te bijen , keshtu si nuk gjendet gjalle ne bote nje tru peshk dhe rot kari si puna jote qe beson te tilla , eshte e mundur ????…..Duke e ditur qe vetem e vetem qe brandin e fustanit do ti beje reklame gruaja dhe vajza e kryeministrit , mjafton tja dhurojne , vetem e vetem nga reklami qe u behet , dhe ta kene per nder qe e veshin ato , po te thash dhe nje here ti je dru me pre , mos te kish tipa si puna jote Albini jo kryeminister nuk do zgjidhej , por as bekshi te godina ekryeministrise nuk zgjidhej …..pizeveng

      1. I dashur Orest. As nuk te njoh dhe as nuk me njeh. Duke gjyku kete fakt, mendoj se nuk asht e nevojshme ti kthejme gjerat ne personale, duke share njeri tjetrin. Te gjithe dijne te shajne. Sharja nuk kerkon ndonje specializim. Mjafton mungesa e personalitetit dhe automatikisht njeriu paiset me diplomen e kualifikimit te nje shkerdhate.
        Albin Kurti me duket si politikani me i ndershem i botes shqiptare, ndersa ty, te dyket krejt e kunderta. Ok, jam dakord me kete. Ne fund te fundit asht mendimi yt. Gjithkush komenton simbas mendimit dhe njohurive te veta, por nje gje se kuptoj : Pse ne duhet te shahemi per Albin Kurtin apo Edi Ramen, Lul Bashen e Berishen apo kush do qofte tjeter ? Sharja tregon mungese dinjiteti. Te shash dike, do te thote qe edhe ty do ta kthejne me te share. Atehere per çka shan ? Ke deshire te shahesh apo te tregosh se je i forte ? Trimi as nuk shan dhe as nuk e pranon sharjen. Atehere çfar do te tregosh ti ?
        PS : Ne kete vend mbiemri Saraçi eshte mbiemer i nderuar. Te lutem mos e perdor ma. Nuk te shkon.

    4. Roberto says:

      Eshte e vertete qe ja kane dhene voten por nuk e kuptoj dhe habitem se si ka mundesi nje popull i tere te ketembetur kaq i prapambetur sa ti besoje qeverine CARIT me te madh qe me kane zene syte.Shikoja qendrimin ne foto,shikoja kostumin.Katunar komplet hahhahahaha copa e idiotit.

  2. Scutari says:

    Po pse mo kujtuat se u nderrua geni?!! Kjo tregon se Albini është 100 % shqiptar, i kulluar bile sepse shkon nga argëtimi në argëtim!!?? Deçanasit shërohen vetë dhe Albini nuk asht doktor!!

  3. Komunisti i papenduar says:

    C’do njeri ka te drejte te beje pushime. Kur te mbaroje pushimet Albin Kurti do te luftoj me fort per ceshtjen shqipetare. Kurse disa do kerkojne “bashkepunim” ballkanik.

  4. Iliri says:

    Cfare te keqe ka te promovoje kryeministri i Kosoves filmat dhe prodhimet kosovare?
    Po te isha ne vendin e atyre stilisteve fustanin do ia beja dhurate vajzes, duke pasur parasysh reklamen falas qe po marrin sa here qe lexohet ky lajm.
    Vajza e Albinit ka fatin e madh te kete prinder qe jetesen e fitojne ne menyre te ndershme. Eshte nje fat qe e ndan me femijet e shume shqiptareve te thjeshte, por me shume pak femije politikanesh e “biznesmenesh”.

  5. Ani says:

    Eduard o plere….cke me Kosovaret….o kafshe

  6. Orest Saraci says:

    Ke te drejte miku , nuk gjendet asnje Kryeminister ne bote te mare borxh fustane per te shoqen dhe te bijen , keshtu si nuk gjendet gjalle ne bote nje tru peshk dhe rot kari si puna jote qe beson te tilla , eshte e mundur ????…..Duke e ditur qe vetem e vetem qe brandin e fustanit do ti beje reklame gruaja dhe vajza e kryeministrit , mjafton tja dhurojne , vetem e vetem nga reklami qe u behet , dhe ta kene per nder qe e veshin ato , po te thash dhe nje here ti je dru me pre , mos te kish tipa si puna jote Albini jo kryeminister nuk do zgjidhej , por as bekshi te godina ekryeministrise nuk zgjidhej …..pizeveng

  7. vlora.vlora says:

    Korraket kosovare sa vijne ne pushtet bejne qejf me leket e taksapaguesve ,e mbani mend dhe ai kerrici Haradinaj ,i beri ca pushime nja 40mije€

  8. Alban Dega says:

    CFARE MEDIASH FANTASGOMARIKE KEMI NE SHQIPTARET !?

    Edhe mushken e bejne shtatezene!

  9. artisti says:

    Alban Dega nuk eshte pune mediash por geni geni.Ne Shqiptaret kemi lindur e do vdesim duke qene ne tabelle te nderit ne tere boten per tre profesionet me te urryera Mercenarizmin,Spiunllekun e Prostitucionin.Duhen shekuj qe te dalim nga kjo mut gjendje

  10. Gipa says:

    Cfar propagande e opozites qe cfar skan ba ne te kaluaren dhe te keqen kesaj kosove. Dhe sa per helmime as qe bahet fjale se nuk kan qene helmime por trullosje e mendjeve vetem e te rinjeve nga ajri papaster , pluhuri i perziem me lloj lloj ndyrsira dhe shikoni vetem te reja dhe te rinj i shef te kinse te helmuar nga uji pa kurrfar argumenti pa kurrfar fakti te zbuluem se ka qen helmim pra trullosje rinore me pluhura te rrugeve qe me nji kofe uje ju vie te kthjellohen kjo asht budallakia e organeve te kosoves qe ngurrojne te tregojne te verteten kjo asht turp perpak ken tue prue nga ajri armiqet e kosoves sa idiote organe.

  11. dita says:

    Albinit ja keni dhen voten dhe e ka te garantuar edhe mandatin tjeter
    Sa mund te bej mir te shohim por se paku te mos bej si ata qe ishin para tije mjafton.

  12. Pikepyetja says:

    Qe te gjithe jeni naiv! Si ata qe e lavderojne dhe ata qe e shajne nuk kane kuptuar te verteten. E vertata eshte shume sekret. Helmimi dhe Kurti ne pushime, eshte nje koicidence e “rregulluar” me mjeshteri nga UBA. Kjo behet me synimin qe Kurti ne bisedimet me Vuciqin ne daten 19, ta beje “helaq” Vuciqin per kete maskarallek serb. Te dy jane marre vesh qe te fillojne te replikojne atje per kete ngjarje dhe jo per temen e bisedimeve. Pasi te mbaroje ky spektakel “patriotik” i Kurtit, e verteta do dale ne shesh dhe Kurti do justifikohet se ai nuk ishte fare ne Kosove… Jane te tjeret qe e kane bere kete maskarallek dhe qe Kurti e shfrytezoi per te sabotuar bisedimet…
    Kurti jo se eshte ndonje gjeni, por eshte UDBA qe i “ngaterron” fijet. Kurti vetem sa ben detyren…Jeta e Kurtit I ngjan nje jete neper filma ku personazhi kryesor “vertitet” neper Aventura sipas deshires se regjizorit. Nqs keni ndonje pyetje se pse Albini rri larg helmimit ne Kosove, mos pyesni Albinin. Pyesni rregjizorin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje