Mbi 1500 të infektuar nga uji në Deçan, deputetja komplimente Kurtit: E ka menaxhuar me sukses situatën, tani do ta rregullojë me 150 mijë euro ujësjellësin

16 Korrik 2021, 17:27Rajoni TEMA

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka deklaruar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës se Qeveria Kurti ka menaxhuar me sukses situatën e helmimit në komunën e Deçanit.

Ajo në deklarimet jashtë rendit të ditës, tha se ekzekutivi dhe në veçanti Ministria e Shëndetësisë kanë qenë në dispozicion të plotë për ndihmën me barna, materiale shpenzuese dhe sanimin e dëmeve në Deçan.

“Jo vetëm që kjo ministri u koordinua me gjitha ministritë tjera dhe institucionet, por e gjeti mbështetjen e plotë nga kabineti qeveritar në krye me kryeministrin e Kosovës për të pasur në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme, përfshi ato buxhetore. Meqë rast u ndanë 150 mijë euro për ujësjellësin dhe sanimin e pasojave. Dora e shtetit nuk krijon vizitat dhe shtrëngim duarsh, apo fjalë ngushëlluese në ndonjë foto të shkrepur në vendngjarje, e aq më pak dezinformatat dhe krijimin e panikut përmes mungesës së informatave të pakonfirmuar. Mbështetja e shtetit konsiderohet vetëm ajo institucionale, konkrete që përmirëson situatën përmes ekspertizës në hulumtimin dhe eliminimin e shkakut, sanimin e pasojave dhe ndihmën e barnave dhe material shpenzues”, tha ajo.

Kollçkau lavdëroi edhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku tha se me praninë e tij në vendngjarje ndihmat konkrete nuk patën si të mungojnë.

3 komente në “Mbi 1500 të infektuar nga uji në Deçan, deputetja komplimente Kurtit: E ka menaxhuar me sukses situatën, tani do ta rregullojë me 150 mijë euro ujësjellësin”

  1. Fatosi-kosove says:

    Ksaj deklarate te mender deputetes qe me shume ka nderruar parti se burra duhet vetem tia shtojme deklaraten e vuqiqit Ku thot se d’y serbet nuk ishin as 500 métra afer burimit dhe keshtu pa dyshim se qifti i mulhaxhes do ta shpalle hero mender ministrin qe do ta sjell nje bari nga jasht qe hek virusin si me dore te zotit thoshte dhe Albin kurtin poashtu dy her hero per menaxhimin e situates ne plazhet e greqise,eeee mjer kosova kush flet ne emer te qytetareve.

  2. Vini says:

    Rrofte shoku Albin me partine e vvvv ne krye✊✊

  3. Fatosi-kosove says:

    Rroft posht e nalte o shoku Vini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje