A mund të fiken radarët?! Çfarë ndodh brenda Qendrës së Monitorimit Detar, si mbikëqyret vija bregdetare

18 Korrik 2021, 09:23Kronika TEMA

Festimit i jepnim 15 mijë lekë për të siguruar pjesën e detit, fikjen e radarëve”. Kjo fjali e shkëputur nga përgjimet në dosjen për të arrestuarit e operacionit “Shpirti” ktheu edhe një herë në vëmendje akuzat dhe përplasjet politike për përfshirjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë në trafikun e drogës.

“Në dy vjet pas 2011-ës, nuk ka punuar as edhe 1 radar nga 9 radarët që vëzhgojnë detin shqiptar. Radarët kanë qenë të tërë jashtë funksionimit ditën që un jam bërë ministre e Mbrojtjes”, shprehej Mimi Kodheli në vitin 2015.

Dy vjet më vonë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka theksonte se ishte ngritur një grup pune për të inspektuar vëzhgimin e hapësirave detare.

“Së bashku me ministrin Fatmir Xhafaj kemi ngritur një grup të përbashkët inspektimi për të inspektuar situatën aktuale të sistemit të vëzhgimit të hapësirës detare”, shprehej Xhaçka.

Partia Demokratike, përmes Enkelejd Alibeajt, këmbëngulte se radarët e një vendi anëtar të NATO-s janë fikur duke u vënë në shërbim të trafikantëve të drogës.

“Radarët e një shteti anëtar të NATO-s janë fikur në shërbim të trafikut të drogës”.

Akuzat vijuan dhe u ricikluan për disa vite. Por, pyetja se a mund të fikën qëllimisht radarët ka mbetur pa përgjigje.

Për të kuptuar se si mbikëqyret vija bregdetare, Euronews Albania shkoi pranë Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare. Për shkak të sekretit shtetëror, në sallën ku regjistrohet gjithçka qe ndodh në bregdetin shqiptar, nuk lejohet të filmohet. Për këtë arsye, funksionimin e saj na e shpjegon drejtori administrativ i QNOD, Zyber Dyshku. Ai thotë se “radarët nuk mund të fiken”.

Shpesh unë e kam dëgjuar, është një histori që përsëritet dhe janë bërë jo pak studime, hetime, verifikime dhe mua nuk më ka rezultuar të kemi fikje të qëllimshme të këtij sistemi. Në pjesën e rojeve bregdetare, ne jemi përdorues të sistemit, dhe jo menaxhues, dhe nuk ka asnjë mundësi që në këtë qendër të kemi mundësi fizike për të ndërhyrë, asnjë mundësi, zero.

Nuk ka një buton, se shikohet sikur është një ventilator që shkon e shtyp butonin edhe fiket apo ndizet. Forca Detare që menaxhon këtë sistem, në sistemin e saj të serverëve ka të regjistruar që nga momenti që sistemi ka nisur funksionimin e deri më sot, të gjitha të dhënat”, thekson z. Dyshku për Euronews.

Duke iu referuar përmbajtjes së një dokumenti që u botua në media në vitin 2017, ku theksohej se është regjistruar 18 herë fikja e radarëve, Dyshku sqaron:

Në çdo sistem mund të ndodhë një avari, e cila është shumë afatshkurtër, sepse veprimi për të riparuar defektin është shumë i shpejtë. Është një sistem sensitiv dhe unë nuk njoh një rast që të ketë krijuar për qendrën një problem të ndërprerjes totale të punës. Këto sisteme kanë një burim energjie të dubluar”, shtoi ai.

Në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare janë të pranishëm me shërbim 24 orë përfaqësues të 6 ministrive: Ministrisë së Mbrojtjes, së Brendshme, Bujqësisë, Infrastrukturës, Financave dhe Turizmit.

Kjo qendër harton çdo ditë raporte mbi mbarëvajtjen e punës dhe problemet e vërejtura, të cilat dërgohen tek kryeministri dhe gjashtë ministritë që kanë punonjës shërbimi në këtë qendër.

Kjo do të thotë se kryeministria dhe gjashtë ministritë e tjera janë vënë në dijeni për defektet që kanë pësuar radarët në periudha të ndryshme kohore.

Zyra e NATO-s thotë se përgjegjëse për monitorimin e vijës bregdetare të çdo vendi anëtar të aleancës, janë autoritetet e këtij vendi.

4 komente në “A mund të fiken radarët?! Çfarë ndodh brenda Qendrës së Monitorimit Detar, si mbikëqyret vija bregdetare”

  1. Tefa says:

    Pra Fikja,quhet Avari.Nuk ka nje prerje Totale te Punes thote Ustai,pra te pjeseshme dhe ne Kuadratet qe ikte Malli ndoshta ka pasur Dicka,apo Avari e Pagezojne keta qe paguhen te mbrojne Vendin.

    1. Tetovari2 says:

      .SAKTË,ma keni lexuar mendimin.!

  2. ?????? says:

    Korrupsioni ne cdo qelize te shoqerise Shqiptare..ja pra keto kriminela kan bere kerdin keto 30 vjet

  3. Roberto says:

    Kjo eshte nje metode shume e vjeter qe te paudhet kur erdhen ne pushtet ne 91′ e mesuan nga mafia Italiane per te kaluar kondrabande jo vetem substanca narkotike por edhe klandestine,arme e municione,cigare etj etj.Fakti qe shume oficere te kufirit qe punojne nper porte e aeroporte apo pika doganore jane trashur nga qafa dhe truri tregon me se miri abuzimet me detyren bile edhe tradhetine ndaj atdheut sepse ti i jep akses te gjitha ngjyrave te krimit qe jane te lidhura midis tyre. Jo me kot ka mbetur ajo shprehja popullore,”Ujku mjergull do”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje