Zyrtarët izraelitë po paralajmërojnë se vaksina Pfizer është “ më pak e efektshme” kundër variantit Delta të koronavirusit.
“Ne nuk e dimë saktësisht në çfarë mase ndihmon vaksina, por është dukshëm më pak”, tha Kryeministri izraelit Naftali Bennett.
Shqetësimet po rriten gjithashtu në lidhje me efektivitetin e vaksinave kundër variantit Beta, të identifikuar së pari në Afrikën e Jugut.
Mbretëria e Bashkuar do të kërkojë që të gjithë udhëtarët nga Franca – duke përfshirë edhe plotësisht të vaksinuarit – të izolohen për 10 ditë kur të kthehen sepse varianti Beta po përhapet atje, megjithëse kryesisht në territoret e Oqeanit Indian të Reunion dhe Mayotte.