Pas shirave të shumtë, rrëshqet dheu në Indi, 20 persona humbin jetën

18 Korrik 2021, 13:41Bota TEMA

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Indi pas një rrëshqitje dheu në qytetin e Mumbait.

Mediat e huaja raportojnë se rrëshqitja e dheut në Mumbai ka ardhur si pasojë e shirave të shumta që kanë rënë në Indi.

Rrëshqitja e dheut në Mumbai solli shkatërrimin e disa shtëpive në qytetin bregetar, ndërkohë që Forca Kombëtare e Reagimit të Fatkeqësive e Indisë (NDRF) u shpreh se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kontrollojnë rrënojat për të gjetur të mbijetuar.

Lidhur me ngjarjen, ka ardhur dhe një reagim nga kryeministri indian Narendra Modi përmes një postim në Twitter .

“Të trishtuar nga humbja e jetëve për shkak të rrëshqitjeve të dheut në Chembur dhe Vikhroli në Mumbai. Në këtë orë pikëllimi, mendimet e mia janë me familjet e prekura. Duke u lutur që ata që janë plagosur të marrin një shërim të shpejtë: KM”, shkroi kryeministri.

Saddened by the loss of lives due to wall collapses in Chembur and Vikhroli in Mumbai. In this hour of grief, my thoughts are with the bereaved families. Praying that those who are injured have a speedy recovery: PM @narendramodi

— PMO India (@PMOIndia) July 18, 2021

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje