Gjermania dhe Belgjika kanë raportuar rritjen e numrit të viktimave si pasojë e përmbytjeve që përfshinë dy vendet ditët e fundit nga mot i keq.
Deri më tani, në Gjermani janë shënuar të paktën 156 viktima ndërkohë në Belgjikë raportohet për 27 të vdekur edhe pse numri i viktimave mund të rritet.
Ndërsa ujërat tërhiqen, krahas ekipeve të emergjencës, edhe vetë banorët kanë nisur pastrimin e lagjeve nga balta dhe inertet.
Në Gjermani zonat më të prekura janë Rhine-Westphalia të Veriut, Rhineland-Palatinate dhe Saarland.
Mijëra persona janë raportuar të zhdukur gjatë kulmit të përmbytjeve. Edhe në zonën e Bavarisë së Epërme vijojnë kërkimet, ku rrebeshet kanë zhytur rruge të tëra dhe bodrume.