Aeroporti i Rinasit, apel udhëtarëve: Paraqituni 3 orë para udhëtimit

19 Korrik 2021, 20:10Sociale TEMA

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, përmes një njoftimi për shtyp iu bën thirrje të gjithë udhëtarëve që gjatë këtyre ditëve duhet të paraqiten në sportele 3 orë përpara udhëtimit që kanë.

Sipas TIA kjo vjen për shkak të rritjes së fluksit të pasagjerëve dhe zgjatjes së procedurave të kontrollit të dokumenteve, ku janë shtuar dhe ato të testit PCR apo antigen.

“Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga TIA në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare –  sidomos Italia – si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave –  sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni –  sugjerojmë që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë përpara udhëtimit.

Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e TIA.

4 komente në “Aeroporti i Rinasit, apel udhëtarëve: Paraqituni 3 orë para udhëtimit”

  1. emigrante says:

    A po si njeh kush ato tamponet e hajduteve shqiptare.

  2. Sela says:

    Ka tampone ne Rinas?
    Ska pushime ne Shqiperi.
    Kyt vit do i bajme ne Itali, pa tampone dhe pa karantin.
    Mbani 55 eurot per tampone fallso.
    Jam vet i 4 do paguajme 220 euro per çfar?
    Vaksinat pse i kena ba?
    Ku je Edi Rama????
    Si emigrant pres nje reagim nga qeveria Shqiptare,
    Kush vjen ne Shqiperi me 2 vaksina te bame nuk duhet te bajn tampon. AS KUR HUN NE SHQIPERI DHE AS KUR DO DALIN. Ne nuk jemi banuas ne Shqiperi, kur te vijme ne Itali i takon Italis te venosin.
    PIKE
    Altrimenti niente ferie in Albania.
    Do thoni kujt i intereson?
    Keni te drejt.
    Chi se ne frega.

  3. Kjo nuk ndodh ne asnji Aeroport te Botes ,
    dhe edini perse ?
    Sepse Bota ke ne Aeroporte nji Personel Profesional e jo halabake te tufezuar miq te Politikaneve ,
    Jane te paafte per te Organizuar si duhet sepse nuk jane per ate pune .
    Shumica jane thjeshte Ordienere dhe te papershtashem per punonjes Aeroporti?

  4. Kne me ngel si idiote para grumbujve te udhetareve te cilet sdo ken kurr vend te
    qendrojne brenda Aeroportit ,
    Kta jane thjeshte qurrashe qe do ti tregojn Botes se sa idiote jane .
    Eshte paaftesi organizimi ,paaftesi nga mungesa e Profesinalizmit
    shumica jane halabake rrasur aty me te njohur ,Rinasi eshte nji Bordello Korrupsioni
    Do len name para Turisteve te huaj ,keni me pa idiotet e Rinasit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje