Balluku inspekton punimet në aksin Palasë-Dhërmi: Lehtëson lëvizjen përgjatë bregdetit të jugut

19 Korrik 2021, 15:05Politika TEMA

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në aksin Palasë-Dhërmi.

“Puna ka pak që ka nisur për këtë vepër, por deri më tani janë realizuar mbi 60% e hapjes së trasesë. Kemi të bëjmë me një rrugë që është 4.5 kilometra e gjatë dhe deri më tani traseja është hapur në 3 kilometra të saj. Kryesisht janë bërë punime gërmimi, punimet e mbushjes dhe përveç kësaj paralelisht me hapjen e trasesë kemi ecur dhe me veprat e artit”, bëri të ditur Berberi.

Pjesë e projektit është edhe ndërtimi i rrugëve sekondare për aksesimin e zonave turistike të banuara me rrugën e re të projektuar.

“Në të ardhmen ky segment do të lidhë daljen e tunelit të Llogarasë me Dhërmiun dhe me të gjithë planet tona afatgjata për të vazhduar më pas nga Dhërmiu dhe deri në Himarë me të njëjtin tip rruge. Trafiku nuk do të kalojë më, pas daljes së tunelit, brenda fshatit Kondraq, Dhërmiut etj, duke i lënë kështu këto fshatra me një trafik të moderuar për banorët apo për vizitorët e zonës atje dhe të gjithë ata që duan të vazhdojnë rrugën nga tuneli i Llogarasë për akoma më në jug të vendit do të kalojnë nga kjo rrugë, e cila është rrugë e drejtë, pa kthesa, do të jetë rrugë e një kategorie të lartë përsa i përket sigurisë rrugore”, u shpreh Balluku.

Aksi Palasë-Dhërmi ka një gjatësi prej 4.5 kilometrash ndërsa gjerësia e trupit të rrugës do të jetë 11.5 metra. Në këtë segment është projektuar edhe ndërtimi i një ure me gjatësi 109 metra.

4 komente në “Balluku inspekton punimet në aksin Palasë-Dhërmi: Lehtëson lëvizjen përgjatë bregdetit të jugut”

  1. Moto says:

    Po i shtroni rrugen ndonje bosi tjeter qe do ndertoj fshat turistik?

    1. kaculi says:

      Moto edhe po qe per ndonje bos qe po investon per fshat turistik Apo hotel ku eshte problemi. Ne tere boten nqs vjen tjetri edhe Investon miliona euro ne baze te planit te zhvillimit, i shtrohet rruga publike, linjat elektrike etj etj. Brenda fshatit turistik e ka vete per detyre bosi sic kane bere ata te lures, zamiri etj. Ne baze te ligjit po e beri vete ai bosi i ve deren ruges etj. Ai sdo shtroj rrugen qe te kalosh ti edhe une per te vajtur ne sarande apo himare, se ate e ka per detyre qeveria. kryesorja eshte te behet sepse i jep zhvillim zones.
      Te shpresojme qe Edi ta risi pak cilesin e rrugeve edhe shpejtesin qe ecim sepse jashte shtetit ke ruget nacionale ku ecen me 80kmh tek ne është ajo gjasme autostrade.

  2. Abdi says:

    Kjo rruge sipas nje gazete tjeter do lidhet me tunelin e Llogarase. Rruget duhet te behen te mira se shune pret tyre jane si i beri Italia

  3. I paduruari says:

    Sa e sa eksperti ka dalè sot?! Jo po per bosin,jo per filanin etj etj.! Hajde mor levizni duart,kemi mbet ne bisht te zhvillimit. Nje cope vend dhe nuk jemi ne gjendje ta ndertojme?!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje