Bislim Ahmetaj, anëtari i “Grupit për PD”, ka deklaruar se vënia e Luzlim Bashës në krye të Partisë Demokratike, është faji më i madh i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një intervistë për Report tv, Bislim Ahmetaj tha se çdo karrige, Basha e ka dhuratë nga Berisha.
“Një nga gabimet më të mëdha të Berishës, është impostimi i Bashës në krye të PD. Unë e kam thënë dhe më parë, kjo është e pafalshme. Rezultatet treguan se kam pasur të drejtë.
Të fitonte të paktën një herë, apo të çonte deri në fund të paktën një aksion politik. Që nga 2005 nuk ka zbritur nga karrigeja, dhe të gjitha kanë qënë dhuratë e Berishës”-tha Bislim Ahmetaj.
Edhe Ramizi kete faj beri.
Ne komunizem pushteti dhurohet. Ne demokraci duhet te fitohet, me gare.
Bismilah, Bislim, Salih, Azem, Sahit, Myftar!
O zot! Ku jetojme, ne Europe apo ne Pakistan?
Besoj se ne Europe o Taulant , keshtu them une , po te ishim ne Pakistan ti nuk do kishe mundesi te komentoje , sdo kishe kohe , do mereshe me sumen qe do kishte nderuar reze ……nga Large ne XXXLarge ……