Dhëndri i Berishës: Kundër Sorosit nuk fitojmë dot, por jemi të nderuar që po luftojmë dhe nuk jemi blerë nga ai

19 Korrik 2021, 11:50Politika TEMA

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ndërsa replikonte në rrjetet sociale me një gazetar, thotë se familja Berisha nuk mund të fitojë përballë Sorosit, që sipas tyre, qendron prapa vendimit të SHBA për shpalljen non grata të tyre.

Por Malltezi thotë se iu bën nder lufta që po bëjnë kundër Soros dhe që nuk janë blerë nga ai.

“Ka disa beteja qe edhe nese nuk i fiton te ben nder te perballesh.

Nuk fitoje dot kunder komunisteve dje ne diktature, por qendresa dhe perballja qe bene Zef Pllumbi e shume te tjere i ben heronj te mi.

Nuk fiton dot sot kunder Soros por te ben nder te qendrosh nga e verteta e jo t’i jargavitesh perfaqësuesve te tij vec pse kane para dhe mund te blejne kedo qe eshte ne shitje”, shkruan ai.

Në fakt, deklarata e tij duket paksa qesharake, po të kesh parasysh se bashkë me të shoqen, Argitën, kur kanë qenë studentë kanë marrë bursë nga Sorosi.

Ndoshta nuk e quajnë atë ndihmë!

2 komente në “Dhëndri i Berishës: Kundër Sorosit nuk fitojmë dot, por jemi të nderuar që po luftojmë dhe nuk jemi blerë nga ai”

  1. Sit back and relax says:

    Ne balle u lexohet qe jeni te pervuajtur nga ish sistemi i Enverit, jeni jo te pasur, por nuk bliheni, jeni dhe do te ngeleni faqjq e zeze dhe turpi i ketij populli.

  2. Dauti says:

    E kuptova mesazhin more kokezbathur, po me trego pak marifetet e kompleksit Partizani? He pelivan , beje pak mundim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje